“The Guardian”: A ka ndonjë zgjidhje për papunësinë në Kosovë? - Business Magazine Albania

“The Guardian”: A ka ndonjë zgjidhje për papunësinë në Kosovë?


Gazeta britanike ‘The Guardian’, i ka kushtuar Kosovës një artikull që ka të bëjë me papunësinë, por edhe mënyrat e reja të zbutjes së saj. Gazeta ngre pyetjen nëse ndihmat e OJQ-ve të ndryshme, janë të mjaftueshme që papunësia të zbutet, apo duhet bërë diçka tjetër pasi mbështetjet që ato u japin ndërmarrjeve të ndryshme, konsiderohen si jo shumë të qëndrueshme për kohë të gjatë.

Më poshtë mund ta gjeni artikullin e plotë.

Në kodrat mbi Prishtinë, një Land Rover gjigant i NATO-s, kalon perimetrin e Ambasadës së re Amerikane.
Në kryeqytetin e Kosovës, këto automjete – secila me emrin e një organizate ndërkombëtare (EULEX, KFOR, Korpusi i Paqes) – janë një kujtesë e zbehtë se Kosova ende nuk është shëruar plotësisht nga lufta e saj.

Kanë kaluar 18 vjet që nga koha kur vendi filloi luftën për pavarësi nga Serbia, por shumë nga organizatat humanitare që erdhën në kohë lufte, tani duhet të largohen.

Për vite të tëra, një pikëpyetje ka qëndruar pezull mbi efektivitetin e sektorit të ndihmës në vend.
Në vitin 2012, auditorët e BE-së pasi hetuan deklaruan se ndihma evropiane nuk ka qenë “mjaft efektive”. Korrupsioni politik dhe faktorët ekonomikë kanë shtyrë shumë kosovarët të largohen në kërkim të një jete më të mirë, transmeton Lajmi.net.

Në vitin 2014, shtetasit e Kosovës përbënin 40% të kalimeve të paligjshme të kufirit në Evropë.

Në një përpjekje për të krijuar ndikim të qëndrueshëm, OJQ-të dhe organizatat ndërkombëtare kanë filluar për të kërkuar për sektorin e ndërmarrjeve shoqërore për zgjidhjen e një nga problemet më goditëse të Kosovës: papunësinë.

 

/ Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0