Grupi Eurosig, INSIG dhe UBA Bank mbështesin programet e fuqizimin e startupeve, drejtuar nga gratë  - Business Magazine Albania

Grupi Eurosig, INSIG dhe UBA Bank mbështesin programet e fuqizimin e startupeve, drejtuar nga gratë 

Programi i trajnimit dhe mentorimit të mbi 30 startupeve të grave, i cili po zhvillohet këtë muaj nga Qendra Kallz, synon të fuqizojë startupet e reja të drejtuara nga gra dhe vajza shqiptare. Program i përshëndetur dhe i mirëpritur nga Grupi Eurosig, INSIG dhe UBA Bank, do të mbështetet nga këto kompani.

Sipërmarrësi i njohur Kadri Morina thekson se, “gratë dhe vajzat duhet të jenë të pavarura financiarisht. Sipërmarrja është një prej rrugëve më të mira për t’u rritur. Për më tepër, një grua e angazhuar në sipërmarrje, nuk nënkupton vetëm një grua të pavarur, por edhe një familje më të emacipuar dhe një shoqëri që i gëzon benefitet e kësaj sipërmarrje”. Ai tregon se edhe në kompanitë e grupit të tij, gratë kanë një rol të rëndësishëm, pasi tregojnë përkushim dhe nivel të lartë integriteti në punë. Kjo e ka motivuar atë t’i përkrahë e promovojë brenda kompanisë, por edhe jashtë saj.

“Përgëzoj qendrën Kallz dhe ambicien e themelueses së saj Albana Muçaj, për të ndikuar në zhvillimin e vendit, përmes edukimit dhe trajnimit të të rinjve”, tha ai.

Z.Morina është angazhuar personalisht në këtë program, duke premtuar se do të jetë në jurinë e konkursit të Women Startup Competition, për të vlerësuar startupet, por mbi të gjitha, për t’i njohur ato nga afër.

Konkursi i Women Startup Competition zhvillohet me 10 nëntor në Tiranë dhe startupi fitues do të marrë pjesë në konkursin final të Women Startup Competition Europë në muajin dhjetor.

EUROSIG ka dhënë mbështetje ndër vite për arsimin, artin kulturën, institucionet publike, shtresat në nevojë, duke financuar dhjetëra aktivitete që janë zhvilluar brenda dhe jashtë vendit, duke i kushtuar vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale. Ajo ka angazhuar burime njerëzore dhe shpenzuar shuma të konsiderueshme, duke i vënë në dispozicion të drejtpërdrejtë të shoqërisë dhe mjedisit ku EUROSIG ushtron veprimtarinë e saj, por dhe më gjerë, mjedisit kulturor, artistik, mediatik etj.

EUROSIG ka mbështetur financiarisht veprimtari të shumta si ekspozita, botime librash, institucionet publike, koncerte muzikore, vepra teatrore, promovim të vlerave kombëtare edhe jashtë vendit, aktivitete sportive, etj.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0