Greta Dedaj, vajza guximtare që mes betejave të jetës krijoi linjën e veshjeve Eonian - Business Magazine Albania

Greta Dedaj, vajza guximtare që mes betejave të jetës krijoi linjën e veshjeve Eonian

Në momentet më të vështira të jetës mund të ndodhë Ndryshimi i Madh. Greta Dedaj është një prej vajzave me shumë kurajo që nuk ndalen para asgjëje dhe ecin përpara në realizimin e endërrave të tyre. Greta tregon për linjen e saj të veshjeve EONIAN dhe suksesin që ka në Europë.

Kur nisi pasioni juaj për dizajnin, modën etj? Cila ishte shtysa e krijimit të një linjë veshjesh?

Unë kam mbaruar bachelorin për ART AND DESIGN tek POLIS në Tiranë dhe masterin për Interior Design në Firenze të Italisë.

Favori i kësaj degë është që të stërvit syrin që ti shikosh të gjitha gjërat nga ana estetike. Nga gjëja më bazike që hasim në përditshmëri deri tek gjërat më me rëndësi.

Sot imazhi për njerëzit është shumë e rëndësishme dhe mundem të them që aty nisi çdo gjë. Te fakti që sot njerëzit duan të jenë të veshur bukur, por njëkohësisht jeta është bërë aq e shpejtë sa mendoj që nuk kemi mjaftushëm kohë për të dedikuar 1 orë çdo mëngjes duke menduar se çfarë do veshim dhe më kryesorja për ti hekurosur. Gjëja e parë që bëra ishte të studjoja materialet duke u munduar të gjeja materiale që i rezistojnë kohës dhe që nuk krijojnë rrudhë. Nga këto dy faktor nisi çdo gjë. Doja të bëja një brand me materiale cilësore gjë që sot ose do paguash shumë që të kesh produkt cilësor ose do paguash një vlerë mesatare për një produkt që do e veshësh vetëm dy herë. Mund të them me bindje të plotë që unë ja arrita që të nxjerr në treg një produkt me cilësi europiane dhe me një çmim te arsyeshëm për standartin tonë të jetesës.

Pse emërtimi “Eonian” ? A ka një simbolikë të veçantë?

Brandi jonë quhet EONIAN, është fjalë e vjetër grekë dhe do të thotë PËRGJITHMONË. Ky emër mban një peshë shumë të madhe për mua. Kur kam vendos që brandin tim ta titulloj Eonian kam qenë në një fazë shumë të vështirë të jetës time. Kam qenë në një luftë me jetën, pasi prej 7 vitesh jam diagnostikuar me kancer. Dhe në keto 7 vite mesazhi më i madh dhe më me vlerë që kam marrë ka qenë se, “pavarësisht çdo gjëje që ne mundemi të kalojmë në jetë, më e rëndësishme është që ne të lemë diçka këtu. Një shenjë që do na përfaqësojë PËRGJITHMONË”.

Pse zgjodhët që fillimit ta nisnit projektin tuaj në Europë? A ka më shumë mundësi për të operuar në botën e modës?

Pjesa e madhe e produkteve tona bëhën në Europë,  një pjesë shumë e vogël krijohet në Shqipëri, tek punishtja që i është dedikuar brandit tonë 100%.

Çfarë u sugjeroni të rinjve që kanë pasion dhe duan të guxojnë në ëndrrat e tyre?

Mesazhin nuk dua ta jap thjesht për njerëzit që kanë një ëndërr. Dua ta jap për ata që jeta është treguar pak e padrejtë. Mos harroni që ne kemi fatin të lindim për herë të dytë dhe kjo na jep mundësinë të mos lemë asnjë ëndërr pa realizuar. Asgjë nuk është e pamundur.

Në momentet më të vështira të jetës mund të ndodhë Ndryshimi i Madh. Greta Dedaj është një prej vajzave me shumë kurajo që nuk ndalen para asgjëje dhe ecin përpara në realizimin e endërrave të tyre. Në një intervistë për Probizz.al ajo tregon për linjen e saj të veshjeve EONIAN dhe suksesin që ka në Europë.

Intervistuar nga Probizz

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos ndiq pararatë, ndiq pasionin.”
— Tony Hsieh
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0