"GreenPosta": Transformimi dhe inovacioni në tregun e shërbimeve postare në Shqipëri dhe më gjerë! - Business Magazine Albania

“GreenPosta”: Transformimi dhe inovacioni në tregun e shërbimeve postare në Shqipëri dhe më gjerë!

"GreenPosta": Transformimi dhe inovacioni në tregun e shërbimeve postare në Shqipëri dhe më gjerë!

Greenposta, një ndër kompanitë më të suksesshme në tregun e shërbimeve postare në Shqipëri, është shembulli i vërtetë i një biznesi që ka arritur të rritet dhe të shpërblejë një punë të palodhshme dhe të ketë një vizion të qartë. Në këtë intervistë ekskluzive me themeluesin e Greenposta, Sadi Lika, ne hulumtojmë rrugën e tij drejt suksesit dhe ndikimin që “GreenPosta” ka në tregun postar dhe e-commerce në rajon. Me një fokus  në avancimin teknologjik dhe qëndrueshmërinë ambientale, Greenposta po shkëlqen dhe po përgatitet për një të ardhme ende më të ndritshme!

 

 1.Duke parë suksesin e Greenposta dhe zhvillimet e reja në ofrimin e shërbimeve të plotësimit të porosive për bizneset online, si e shikoni të ardhmen e kësaj
platforme?
Greenposta është padyshim ndër më të sukseshmet në tregun e shërbimeve postare. Kompania ka nisur nga absolutisht zero 3 vite e gjysmë më parë dhe është rritur e gjitha me vetë-investim nga të ardhurat e aktivitetit. Shërbimet tona ekspres shtrihen në 3 shtete, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoania e Veriut. Të gjitha veprimet e kryera me dërgesat nga ekipet tona dhe të bashkëpuntorëve tanë pasqyrohen në kohë reale në sistemin postar duke i dhënë kështu dërguesit dhe marrësit informacion në kohë reale mbi progresin e dërgesës dhe transaksioneve financiare të dërgesave me pagesë në dorëzim.

Sistemi ynë postar kryen disa procese në mënyrë automatike duke reduktuar kështu mijëra orë pune jo-produktive në muaj që më parë kryeshin manualisht. Aktualisht ne po operojmë paperless, mbetjet e letrës riciklohen të gjitha dhe flota jonë përbëhet kryesisht nga mjete elektrike. Kompania njeh 50-100 % rritje nga viti në vit, kjo falë përmirësimeve të shumta të kryera vazhdimisht në çdo hallkë të zinxhirit të ofrimit te sherbimit postar. Drejtimi i nje kompanie postare nuk eshte pune aspak e lehte, shume kompani të tjera që nisen në të njëjtën kohë me ne tashmë nuk ekzitojnë më.

Sot ne jemi midis 25 kompanive që ofrojne shërbime postare në Shqipëri në krahasim me rreth 60 në vitin 2020 kur Greenposta filloi aktivitetin. E ardhmja për ne është e përkushtuar drejt përmirësimit të shërbimeve dhe zhvillimit të mëtejshëm të sistemit postar, duke vënë teknologjinë në shërbim të ekipit për t’jua bërë punën atyre më të thjeshtë dhe produktive.


2.Greenposta ka një qasje inovative ndaj menaxhimit të dërgesave dhe përfshirjes së e-commerce. Si e shihni rolin tuaj në përdorimin e teknologjisë dhe automatizimit për të përmirësuar ndjeshëm përvojën e klientëve dhe efikasitetin e operacioneve?

Sistemi postar ka fokusin kryesor në kompaninë tonë. Sistemi ynë është ndër më të avancuarit në treg, pasi në të pasqyrohen të gjitha veprimet, automatizohen proceset, nxirren raporte në kohë reale, monitorohet progresi në kohë reale, dhe shumë funksionalitete të tjera.

Lexo edhe:“LikSad e-Bike”: Përvoja e tij në botën e biçikletave elektrike

3.Gjithmonë ka një ndikim emocional dhe personal në krijimin dhe zhvillimin e një sipërmarrjeje. Cilat janë motivimet që ju ndihmojnë të përparoni në ditët e vështira dhe të qëndroni të përkushtuar ndaj vizionit tuaj?

Nëse do të kishte qenë e lehtë do ta kishin bërë të gjithë!

Fakti që jemi të sukseshëm tregon që ne jemi të përgatitur mirë dhe të fortë, sfidat janë ato që na rrisin më shumë. Ne jemi të vendosur dhe të ëerkushtuar për tu përballur me çdo sfidë, këtu nuk bën më punë motivimi, por vetë-disiplina dhe këmbngulja. Nuk ka aspak rëndësi sesa e veshtirë eshte, vizioni duhet të arrihet me çdo kusht, plan B nuk ka.


4.Në fushën e teknologjisë dhe e-commerce, konkurrenca është jashtëzakonisht e fortë. Si arrini të ruani një avantazh konkurrues dhe të siguroni një përvojë të veçantë për klientët tuaj në një treg kaq konkurrues?
Është shumë e thjeshtë dhe shumë e vështirë në të njëjtën kohë.
Është shumë e thjeshtë sepse ne jemi të përkushtuar çdo ditë drejt përmirësimit dhe e bëjmë këtë gjë duke u angazhuar çdo moment me këtë biznes dhe bëhet e vështirë kur humbet fokusi dhe ndalet zhvillimi i kompanisë.

Ne qëndrojmë çdo moment në alternativën e parë, me çdo kusht, me çdo çmim!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0