Gratë lidere, shembuj të udhëheqjes së vërtetë në krizë

Gratë lidere, shembuj të udhëheqjes së vërtetë në krizë

Gratë lidere

Po kërkoni shembuj të udhëheqjes së vërtetë në një krizë? Nga Islanda në Tajvan dhe nga Gjermania në Zelandën e Re, gratë po udhëheqin, për t’i treguar botës se si të menaxhojnë një pjesë të çrregullt të familjes tonë njerëzore. Shtoni Finlandën, Islandën dhe Danimarkën dhe kjo pandemi është duke zbuluar që gratë kanë atë që duhet kur hasemi me vështirësi në shtetet tona.

Shumë do të thonë se këto janë vende të vogla, ose ishuj, ose përjashtime të tjera. Por Gjermania është e madhe dhe udhëheqëse dhe Mbretëria e Bashkuar është një ishull me rezultate shumë të ndryshme. Këto udhëheqëse po na dhurojnë një mënyrë alternative tërheqëse për të fituar fuqi. Çfarë po na mësojnë?

E vërteta

Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, reagoi herët dhe me qetësi u tha bashkatdhetarëve të saj se ky ishte një problem serioz që do të infektonte deri në 70% të popullsisë. “Është serioze,” tha ajo, ” duhet ta marrim seriozisht.” Ajo bëri kështu dhe ata vepruan. Testimi filloi menjëherë.

Gjermania  i kapërceu direkt fazat e mohimit, zemërimit dhe mungesës së transaperencës, që kemi parë diku tjetër. Numri i të infektuarve është shumë më poshtë se fqinjët e saj evropianë dhe ka shenja që Gjermania mund të jetë në gjendje të fillojnë lirimin e kufizimeve relativisht shpejt.

Vendosmëria

Ndër të parat dhe përgjigjet më të shpejta ishte nga Tsai Ing-Wen në Tajvan. Në janar, në shenjat e para të sëmundjes së re, ajo prezantoi 124 masa për të bllokuar përhapjen, pa u dashur të përdorë bllokimet që janë bërë të zakonshme diku tjetër. Tani ajo po dërgon 10 milionë maska ​​për fytyrën në Sh.B.A dhe Evropë. Tsai menaxhoi atë që CNN e ka quajtur “ndër reagimet më të mira në botë”, duke e mbajtur nën kontroll epideminë dhe duke raportuar ende vetëm gjashtë vdekje.

Jacinda Ardern në Zelandën e Re e bllokoi vendin që në fillim dhe ajo e kishte shumë të qartë si dhe pse po e bënte këtë. Ajo imponoi izolim të njerëzve që hynin në Zelandën e Re në mënyrë të habitshme në fillim, kur kishte vetëm 6 raste në të gjithë vendin dhe ndaloi të huajt plotësisht të hynin, menjëherë pas kësaj. Qartësia dhe vendosmëria po e shpëtojnë Zelandën e Re nga stuhia.

Nga mesi i prillit ata kanë pësuar vetëm katër vdekje. Tani kur vendet e tjera flasin për heqjen e kufizimeve, Ardern po i shton ato, duke i futur në karantinë të gjithë shtetasit e Zelandës, që kthehen në vend.

Teknologjia

Islanda, nën udhëheqjen e kryeministres Katrín Jakobsdóttir, po ofron testimin e koronavirusit falas për të gjithë qytetarët e saj dhe do të bëhet një studim kryesor i çështjeve në përhapjen e vërtetë dhe shkallën e fatalitetit të Covid-19. Shumica e vendeve kanë kryer testime të kufizuara te njerëzit me simptoma aktive. Islanda po i kalon të gjithë. Në përpjesëtim me popullsinë e tij, vendi ka ekzaminuar tashmë pesë herë më shumë njerëz sesa Koreja e Jugut dhe ka krijuar një sistem gjurmimi të plotë që do të thotë se ata nuk do të duhej të izoloheshin ose të mbyllnin shkollat.

Sanna Marin u bë liderja më e re e një shteti në botë kur u zgjodh dhjetorin e kaluar në Finlandë. U desh një udhëheqëse mileniale që të drejtonte duke përdorur influencierë të mediave sociale, si agjentë kryesorë në luftimin e krizës së koronavirusit. Duke pranuar që jo të gjithë lexojnë shtypin, ajo po fton influencierë të çdo moshe të përhapin informacione të bazuara në fakte, mbi menaxhimin e pandemisë.

Dashuria

Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, kishte idenë inovative të përdorimit të televizionit për të biseduar drejtpërdrejt me fëmijët e vendit të saj. Ajo përgatiti një konferencë të shkurtër për shtyp 3-minutëshe, ashtu siç kishte bërë edhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen disa ditë më parë se sa Erna Solberg.

Solberg zhvilloi një konferencë të dedikuar për shtyp, ku nuk lejohej asnjë i rritur. Ajo iu përgjigj pyetjeve të fëmijëve nga i gjithë vendi, duke u shpjeguar se nuk kishte asgjë të keqe të qenit i frikësuar. Origjinaliteti i idesë është mbresëlënës.

Sa risi të tjera të thjeshta dhe humane do të sjellin më shumë lideret femra? Në përgjithësi, empatia dhe kujdesi me të cilin kanë komunikuar të gjitha këto udhëheqëse femra, duket se vijnë nga një univers paralel me atë ku jemi mësuar të jetojmë. Duket sikur krahët e tyre do dalin nga videot për t’ju përqafuar përzemërsisht. Kush e dinte se liderët mund të tingëllonin kështu? Tani e dimë.

Tani, krahasoni këto drejtuese dhe histori me njerëzit “e fortë”, që përdorin krizën për të përshpejtuar një autoritet të tmerrshëm: fajësojnë  “të tjerët”, demonizojnë gazetarët dhe zbrazin vendin e tyre (Trump, Bolsonaro, Obrador, Modi, Duterte, Orban, Putin).

Ka pasur studime që janë kryer prej vitesh duke sugjeruar me kohë që stilet e lidershipit të grave mund të jenë të ndryshme dhe të dobishme. Përkundrazi, shumë organizata dhe kompani politike ende po punojnë për t’i detyruar gratë të sillen më shumë si burra nëse duan të udhëheqin ose të kenë sukses.

Sidoqoftë, këto udhëheqëse kombëtare janë studime të rasteve të shtatë tipareve të lidershipit, që burrat mund të duan të mësojnë nga gratë.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0