Grafiku në vazhdim, është një nga më të rëndësishmit për ekonominë sot

Grafiku në vazhdim, është një nga më të rëndësishmit për ekonominë sot


Për të gjithë skeptikët e lëvizjeve të fundit në tregun e aksioneve dhe paqëndrueshmërinë e tyre mbi inflacionin, si dhe specifikisht rrogat e larta, Barry Ritholtz i Ritholtz Wealth Management kërkon të hedhim një shikim mbi një grafik.

Ashtu siç Ritholtz shprehet, katapultimin më të madh e kanë pësuar shërbimet spitalore dhe arsimimi. Nga ana tjetër, veshjet, makinat, televizorët, dhe teknologjia, në përgjithësi, kanë pësuar ulje drastike.

“Rrogat nuk kanë lëvizur shumë nga niveli i median i inflacionit. Por, kjo nuk i ka ndaluar disa njerëz nga të fajësuarit të korigjimit të rritjes së rrogave.”

Ai vazhdon se “jemi shumë larg një skenar si ai i viteve 90, ndonëse ai pret që rrogat të rriten akoma, mjaftueshëm për rezervën federale që të marrë masa.”

“Duke marrë për bazë ekspertët, nuk mund të them se çfarë fati na pret. Një apokalips robotësh ku ne jemi jashtë loje. Apo një ‘gozhdim’ i paevitueshëm i rrogave që i çon normat e interesit shumë lart dhe vret tregun.” – shkruan ai në blogun e tij. “Mbase edhe të dyja, rrogat më të larta e çojnë punonjësin në krahët që presin e të ardhmes së automatizuar.

Mark Perry, profesor pranë University of Michigan dhe personi pas “The Carpe Diem blog”, krijoi një grafik dhe e postoi atë në Twitter. Ky ndoshta, është një nga grafikët më të rëndësishëm deri më tani, për këtë shekull.

grafikuDow Jones Industrial mbylli muajin më të keq përsa i përket performancës që nga Janari 2016. Gjithashtu muaji Mars, ka nisur keq ndërkohë që investitorët mësuan se qeveria Amerikane planifikon të imponojë tarifat e importit për çelikun dhe aluminin. Gjithashtu, edhe S&P 500 vinë nga sesioni i tyre i tretë rresht me 1% rënie.

Frika është në ajër. Por investitorët, duhet të marrin frymë thellë sipas Gregory Daco nga Oxford Economics.

“Ti mund të kesh inflacion të fortë pa inflacionin të dalë nga kontrolli. Nuk është diçka që duhet të të pushtojë një frikë e thellë.”

A është grafiku në fjalë një tregues edhe për vendet e tjera të botës?

Burimi: MarketWatch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0