Google tani ju lejon të hyni në llogarinë tuaj dhe me “passkeys” - Business Magazine Albania

Google tani ju lejon të hyni në llogarinë tuaj dhe me “passkeys”

Google njoftoi sot se “passkeys” tani janë të përdorshme për përdoruesit e llogarive të Google globalisht.

Lajmi vjen gati një vit më pas, pasi Google, Apple, Microsoft dhe Alliance FIDO njoftuan një partneritet për t’i bërë realitet hyrjet pa fjalëkalime në pajisjet, sistemet operative dhe shfletuesit e tyre.

Edhe pse mekanizmat e vërtetimit me shumë faktorë dhe menaxherët e fjalëkalimeve ofrojnë përmirësime të larta të sigurisë në mënyrën tradicionale të vendosjes së emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, ato nuk janë pa të metat e tyre. Një kod vërtetimi i dërguar me SMS mund të përgjohet, ose përdorimi i softuer-eve shtesë të menaxhimit të fjalëkalimeve nga palët e treta është një problem për disa individë.

Me “passkeys” vërtetimi i përdoruesve sinkronizohet në të gjitha pajisjet e tyre përmes cloud duke përdorur çifte çelësash kriptografikë, duke i lejuar ata të identifikohen në faqet e internetit dhe aplikacionet duke përdorur të njëjtat faktorë biometrikë ose PIN-e që përdorin për të zhbllokuar pajisjet e tyre. Kjo e bën shumë më të vështirë për palet e paautorizuara qasjen në llogaritë e përdoruesve nga distanca, duke pasur parasysh se nevojitet qasja fizike në pajisjen e përdoruesit.

Vlen të përmendet se Google, ashtu si me Apple dhe Microsoft, tashmë mbështesin standardin e identifikimit pa fjalëkalim të FIDO, por atyre iu kërkua të identifikoheshin në çdo faqe interneti ose aplikacion me secilën pajisje përpara se ta përdornin atë. Sidoqoftë, si rezultat i aleancës, treshja ka vendosur të zbatojë standardin në sistemet e tyre përkatëse, duke përfshirë shfletuesit (p.sh. Edge, Safari dhe Chrome) dhe sistemet operative (Android, MacOS dhe Windows). Në mënyrë efektive, kjo do të thotë se dikush që dëshiron të hyjë në llogarinë e tij të Google në një kompjuter portativ Windows mund të përdorë një çelës kalimi nga iPhone i tij.

Gjatë vitit të kaluar, teknologjia ka nxjerrë ngadalë mbështetjen për “passkeys”, me Apple që prezantoi mbështetjen për iOS në shtator për të mundësuar që iPhone të shërbejë si mjet identifikimi për çdo websaite ose aplikacion mbështetës. PayPal prezantoi mbështetjen për “passkeys” në iOS në tetor, po ashtu dhe kompani të tjera si Shopify, Kayak dhe Docusign.

Nga sot, përdoruesit e llogarisë së Google do të mund të përdorin edhe “passkeys”.

Përdoruesit mund të aktivizojnë “passkeys” duke u identifikuar në llogaritë e tyre të Google, megjithatë kjo është krejtësisht opsionale – fjalëkalimet dhe mjetet e tjera ekzistuese të vërtetimit me shumë faktorë janë ende shumë funksionale.

TechCrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #31 - Prill 2023
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0