Google së shpejti do t'i lejojë përdoruesit të ndërtojnë tema të krijuara nga AI - Business Magazine Albania

Google së shpejti do t’i lejojë përdoruesit të ndërtojnë tema të krijuara nga AI

Google së shpejti do t'i lejojë përdoruesit të ndërtojnë tema të krijuara nga AI

Prezantimi i sfondeve të personalizuara të krijuara nga AI ishte një zhvillim i madh në Google Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro, dhe tani Google po i dhuron pak më shumë dashuri AI browser-it të tij, Chrome.

Vetëm pak ditë më parë Google njoftoi se një veçori e inteligjencës artificiale “Help Me Write” ishte drejtuar në Chrome. Por, tani duket se përdoruesit e Chrome së shpejti do të kenë mundësinë të krijojnë një temë të krijuar nga AI për browser-in e tyre. Funksioni u zbulua fillimisht nga Leopeva64, i cili u fut thellë në kodin e versionin Canary të papublikuar  të browser-it.

Ashtu si në Pixel 8, funksioni fillon duke i kërkuar përdoruesit të zgjedhë një temë. Por, temat kanë një kualitet pak më të mirë sesa ato që ofrohen për telefonat kryesorë të Google. Nën skedën e subjekteve, tregon postimi X, ka kategori si ndërtesat, ushqimi, objektet e përditshmërisë, natyra, hapësira, qytetet, parqet e   më shumë.

Lexo edhe: Efikasiteti i energjisë diellore për të ardhmen, është në një pikëpyetje të madhe!

Këto kategori zgjerohen në opsione të tjera për të zgjedhur. Ndërtesat, për shembull, ndahen në aeroporte, kafene, kështjellë, zyrë, etj. Objektet e përditshme tregon dhjetëra objekte shtëpiake rreth të cilave mund të ndërtohet një temë. Nën Hapësirë, mund të ndërtoni një temë rreth yjësive, satelitëve, hënës, diellit, yjeve, sistemit diellor, anijeve kozmike dhe më shumë.

Gjithashtu Gemini i Google vazhdon errësimin e rrezikshëm të teknologjisë AI. Pasi të zgjidhet kjo temë, përdoruesi mund të rregullojë edhe më tej temën e tij me opsionet e ngjyrave dhe humorit.

 

zdnet

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0