Google ndryshon rregullat e internetit, Chrome do të përditësohet... - Business Magazine Albania

Google ndryshon rregullat e internetit, Chrome do të përditësohet çdo 2 javë dhe Europa po e detyron të hapë tregun

Gjiganti i teknologjisë Google ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm për shfletuesin e tij Google Chrome, duke përshpejtuar ndjeshëm ciklin e përditësimeve. Duke nisur nga shtatori i vitit 2026, versionet e reja të Chrome do të publikohen çdo dy javë, në vend të ciklit aktual prej katër javësh.

Ky ritëm i ri synon të sjellë më shpejt për përdoruesit funksione të reja, përmirësime të sigurisë dhe optimizime të performancës, duke e bërë shfletuesin më të qëndrueshëm dhe më të sigurt. Sipas kompanisë, përditësimet më të shpeshta do të ndihmojnë në reagimin më të shpejtë ndaj problemeve të sigurisë dhe në përmirësimin e përvojës së përdoruesit në internet.

Për organizatat dhe bizneset që preferojnë stabilitet më të madh dhe më pak ndryshime të shpeshta, Google do të vazhdojë të ofrojë versionin Extended Stable, i cili do të përditësohet çdo 8 javë, duke u dhënë kohë kompanive të testojnë risitë para se t’i implementojnë.

Lexo gjithashtu: Volkswagen shkurton 50 mijë vende pune pas rënies së fitimeve

Ekspertët e teknologjisë theksojnë se ky hap mund të rrisë konkurrencën në tregun e shfletuesve, duke ushtruar presion mbi alternativa të tjera që përdorin të njëjtën bazë teknologjike si Microsoft Edge, Opera dhe Brave.

Në të njëjtën kohë, Google po përgatit edhe ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si shfaq rezultatet e kërkimit në Evropë. Këto ndryshime lidhen me rregullat e forta antimonopol të vendosura nga European Union, të cilat synojnë të kufizojnë dominimin e kompanive të mëdha teknologjike në treg.

Sipas raportimeve të TechSpot, Google pritet të testojë formate të reja të rezultateve të kërkimit që do t’u japin më shumë dukshmëri shërbimeve konkurruese, në mënyrë që të shmangë gjoba potenciale që mund të arrijnë miliarda dollarë.

Këto lëvizje tregojnë se Google po përpiqet të ruajë pozicionin dominues të Chrome në tregun global të shfletuesve, ndërsa njëkohësisht po përshtatet me presionin rregullator në rritje në Evropë.

yahoo.finance

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0