Google "mburret" me Pixel 3 për këto veçori

Google “mburret” me Pixel 3 për këto veçori


Kamera e re e Pixel 3 bën foto si asnjë lente telefoni tjetër. Google ka realizuar një shkrepje rastësore, e cila tregon aftësinë e lenteve të smartphone-it të ri, duke e lënë “me gisht në gojë” Apple. 

Marvin Chow, zëvendës president i Google për marketingun, postoi një skenë shumëngjyrëshe me ndriçimi të ulur nga dy telefona iPhone XS dhe Pixel 3, duke përdorur opsionin Night Sight.

Ndryshimi midis këtyre dy imazheve i mahnitshëm, siç mund ta shihni dhe më poshtë:

Komentuesit u ngacmuan nga foto, duke komentuar për imazhin më të mirë. Dhe duket qartë që foto e bërë me Pixel 3 është më cilësore.

Subjekti i të dyja imazheve është padyshim modelja dhe jo pamja, dhe në imazhin e iPhone XS, ajo është mbuluar tërësisht nga hija. Imazhi i Pixel 3 duket pak më ndryshe nga sa mund të shihet me sy të lirë, megjithatë është shumë herë më afër një fotoje të bërë me një aparat profesional nga një fotograf profesionistë.

Tre arsye të tjera pse Pixel 3 është një konkurrent më i fortë përballë iPhone XS:

Është më i lirë
Me një çmim fillestar prej 799$, Google Pixel 3 sfidon çmimin shokues 999$ të iPhone XS. Të dy telefonat kanë një kujtesë prej 65 GB, bazuar në çmimin përkatës. 200$ fitim nuk është diçka e keqe, përkundrazi. Ndërkohë, Pixel 3 XL fillon nga 899$, që do të thotë 200$ më pak se 1,099$ iPhone XS Max.

Një kamera më e mirë për selfie
Google ka modifikuar kamerën e përmparme në Pixel 3, diçka që mungon tek kamera për selfie e iPhone XS. Lentja e re ju lejon 184% më shumë hapësirë në selfie-t tuaja, duke bërë të mundur që të përfshihen më shumë përsona apo objekte në foto.

Pixel 3 akoma ruan njohjen me shenjën e gishtit

Apple ka qejf të luaj me sigurinë në iPhone-ët e saj, duke sjellë së fundmi dhe Face ID njohjen e fytyrës. Por shumë prej nesh ishin mësuar e preferonin Touch ID, sigurinë e bazuar në njohjen biometrike të shenjës së gishtit. Për këtë arsye, telefonat Pixel 3 kanë ruajtur sensorin Google Pixel Imprint, që aktivizohet vetëm më shenjën e gishtit.

/Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0