Google kufizon politikën “Work from Anywhere” të nisur gjatë pandemisë - Business Magazine Albania

Google kufizon politikën “Work from Anywhere” të nisur gjatë pandemisë

Google kufizon politikën “Work from Anywhere” të nisur gjatë pandemisë

Google po vendos kufizime të reja për punën në distancë, këtë herë për politikën e njohur “Work from Anywhere” (WFA), ose “Puno nga kudo”, e cila u krijua gjatë pandemisë së Covid-19. Kjo politikë u lejonte punonjësve të punonin jashtë zyrës së tyre kryesore deri në katër javë në vit kalendarik. Por, sipas dokumenteve të brendshme të siguruara nga CNBC, çdo ditë e vetme pune në distancë do të llogaritet tani si një javë e plotë.

“Sado që të punoni 1 ose 5 ditë WFA brenda një jave standarde pune, do t’ju zbritet një javë e plotë nga bilanci juaj vjetor WFA”, thuhet në dokumentin që u shpërnda gjatë verës, pak para hyrjes në fuqi të ndryshimeve. Google nuk po ndryshon orarin e saj hibrid aktual, i cili u vendos gjithashtu gjatë pandemisë, që u lejon punonjësve të punojnë nga shtëpia dy ditë në javë. Ditët WFA janë të ndryshme nga kjo politikë, pasi ofrojnë fleksibilitet për të punuar nga një vend tjetër , por jo nga shtëpia. “Javat WFA nuk mund të përdoren për të punuar nga shtëpia ose pranë saj,” thuhet më tej në dokument. Një zëdhënës i kompanisë nuk ka dhënë ende koment për ndryshimin.

lexo edhe: Zhvillohet në datat 9-10 tetor konferenca “Cyber Defence”

Gjigantët teknologjikë po kërkojnë gjithnjë e më shumë rikthimin e punonjësve në ambiente fizike pune, pesë vjet pas kulmit të pandemisë. Microsoft njoftoi muajin e kaluar se nga viti i ardhshëm punonjësit do të duhet të jenë në zyrë tre ditë në javë, duke kaluar nga politika aktuale që u lejonte të punonin në distancë deri në 50% të kohës me aprovimin e menaxherit. Amazon shkoi edhe më tej, duke kërkuar që stafi korporativ të jetë në zyrë pesë ditë në javë. Në fillim të vitit 2025, Google u ofroi disa punonjësve të saj në SHBA blerje vullnetare të kontratave dhe njoftoi se punonjësit që vazhdojnë të punojnë vetëm në distancë mund të rrezikojnë vendin e punës nëse nuk rikthehen në modelin hibrid.

Sipas rregullave të përditësuara, punonjësit nuk mund të përdorin javët WFA për të punuar nga një zyrë tjetër e Google në një shtet apo vend tjetër, për shkak të “implikimeve ligjore dhe financiare të punës ndërkufitare”. Nëse zgjedhin të punojnë nga një vend tjetër, ata mund të kërkohen të ndjekin orarin e punës të atij rajoni, sipas dokumentit. Ky përditësim nuk zbatohet për të gjithë punonjësit e Google, përjashtohen punonjësit e qendrave të të dhënave dhe ata që duhet të jenë fizikisht në zyrë. Shkeljet e politikës mund të sjellin masa disiplinore deri në shkarkim.

Çështja është diskutuar edhe në një takim të brendshëm të kompanisë. Një nga pyetjet më të vlerësuara nga punonjësit e postuar në sistemin e brendshëm të Google e cilësonte politikën e re si “të paqartë”. “Pse edhe një ditë WFA llogaritet si një javë e plotë, dhe a mund të rishikojmë kufizimin që ndalon përdorimin e WFA për të punuar nga shtëpia?” – pyeste një punonjës. John Casey, zëvendëspresident i performancës dhe shpërblimeve në Google, u përgjigj se WFA “u krijua për t’u përshtatur me nevojat e punonjësve gjatë pandemisë”. “Sidoqoftë, politika ka qenë gjithmonë menduar për t’u marrë në njësi prej një jave, dhe jo si zëvendësim për punën nga shtëpia në javët e zakonshme hibride,” shtoi Casey. Në thelb, Google po i rikthehet kufizimeve të mëparshme për punën në distancë, duke e përshtatur fleksibilitetin e pandemisë me nevojat operative të një kompanie që po kërkon të rrisë efikasitetin dhe bashkëpunimin në zyrë.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos ndiq pararatë, ndiq pasionin.”
— Tony Hsieh
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0