Google do të ndryshojë mënyrën sesi vepron me të dhënat që grumbullon nga përdoruesit, duke bërë të mundur fshirjen automatike të të dhënave pas 18 muajsh.
Aktiviteti në web dhe aplikacione, përfshirë kyçjen në websajte dhe historikun e vendndodhjes, do të fshihen pas 18 muajsh. Ndryshimet aplikohen për të gjitha llogaritë e reja ndërsa përdoruesit ekzistues do të paralajmërohen për të ndryshuar konfigurimin.
“Privatësia është një element themelor i gjithçkaje që ne bëjmë”- tha Ceo i Google, Sundar Pichai në një postim zyrtar.
Lexoni: CEO i Google: Plani me 2 hapa për një jetë të suksesshme
Lajmi vjen në një kohë kur Google dhe kompanitë e mëdha të teknologjisë janë kritikuar për praktikat e grumbullimit të të dhënave.
Për herë të parë Google prezantoi kontrollet për fshirjen automatike të të dhënave të përdoruesve në Maj të 2019-ës, por përdoruesit duhej të vepronin manualisht. Tashmë këto kontrolle do të jenë të aktivizuara automatikisht. Politikat e fshirjes automatike të të dhënave nuk do të aplikohet për shërbimet Photos, Gmail dhe Drive.
Përdoruesit mund të zgjedhin të fshijnë automatikisht të dhënat për periudha 18 ose 36 mujore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.