Në spotin e ri që është transmetuar ndërkombëtarisht nga 1 Maji, Lavazza ka vendosur të bazohet tek zëri dhe fjalët e të famshmit Charlie Chaplin, bërë në diskutimin final të filmit “Diktatori i Madh”. Një fjalim drejtuar njerëzimit në vitin 1940.
Fushata e re publicitare shënon një kapitull të ri për komunikimin e Lavazza-s, falë një përmbajtje të fortë. Ajo është vlerësuar si një qasje kreative me ndikim të madh dhe një gjuhë bashkëkohore që interpreton dhe promovon vlerat universal, pjesë integruese e vizionit të Brandit.
“Duke folur duam të shkojmë në zemrat e njerëzve me një mesazh pozitiv që vjen nga e shkuara”, ka theksuar Carlo Colpo, Drejtor i Marketingut dhe Komunikimit për grupin.
Lavazza merr kështu një pozicion dhe vendos të shkojë përtej rolit të besuar të komunikimit të markës duke u bërë zëdhënës i një apeli të fuqishëm në favor të ndjeshmërisë individuale. “Kjo është nisja e një epoke të re të njerëzimit, ku progresi, mbështetja dhe toleranca bëhen bazat mbi të cilat themelohet rilindja e ardhshme”.
Lexo: Spoti i Nike: “Duaje ëndrrën tënde derisa ajo të të dojë ty”
#TheNewHumanity” është koncepti që do të frymëzojë prej sot projekte të ndryshme të Lavazza-s, mes të cilave edhe kalendarin e ri 2021.
Fushata ka si protagonist edhe pamje historike të realizuara nga Steve McCurry, nga Dennis Stock e Jerome Sessini nga kompania Magnum Photos, ndërsa shoqërohet nga notat e “Rain, in your black eyes” të muzikantit Ezio Bosso.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.