Golden Eagle tashmë po eksportohet edhe në Irak - Business Magazine Albania

Golden Eagle tashmë po eksportohet edhe në Irak


Kompania Frutex, e cila merret me prodhimin e pijes energjike Golden Eagle dhe lëngjeve Relax, të Mërkurën ka nisur kontingjentin e parë për tregun e Irakut.

Objektivi i Kompanisë Frutex është rritja e eksportit edhe në vendet e tjera të Azisë. Ajo gjatë këtyre ditëve ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me një kompani nga Jordania dhe pritet që gjatë muajit Shkurt të fillojë me eksportet edhe në këtë vend.

Viti 2016 ka qenë vit i suksesshëm për këtë kompani, e cila vetëm gjatë këtij viti ka pasur 297 eksporte duke u radhitur si eksportuesi më i suksesshëm në Kosovë.

Golden Eagle dhe Relax është prezente në 24 shtete të Evropës, Azisë dhe Afrikës.

Burimi: telegrafi.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Ti jeton vetëm një herë, por nëse jeton ashtu si duhet, edhe një herë mjafton.”
— Mae Uest
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0