Goditja në tru, muzika ndihmon në rekuperimin e aftësive gjuhësore - Business Magazine Albania

Goditja në tru, muzika ndihmon në rekuperimin e aftësive gjuhësore

Goditja në tru

Goditja në tru, shkaku i tretë kryesor i vdekjes pas kancerit dhe sëmundjeve së zemrës, është një gjendje e rëndë patologjike. Ndodh kur furnizimi me gjak i trurit zvogëlohet ose ndërpritet plotësisht. Në mungesë të furnizimit me gjak, indet e trurit vdesin nga mungesa e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese. Shpesh vendi i fillimit të goditjes në tru nuk është truri, por zemra dhe enët arteriale. Pengesa për rrjedhën e gjakut është rezultat i pranisë së një mpiksje ose një fragment të tij të shkëputur nga arteria në të cilën është formuar, ose këputja e një muri arterial.

Një studim i kryer në Universitetin e Helsinkit dhe në Departamentin e Neurologjisë të Spitalit Universitar krahasoi efektin e dëgjimit të muzikës vokale, muzikës instrumentale dhe librave audio në rikuperimin strukturor dhe funksional të rrjetit gjuhësor të pacientëve që kishin kaluar një goditje akute në tru. Rezultatet e hulumtimit, të cilat gjithashtu analizuan lidhjet midis këtyre ndryshimeve dhe përmirësimit të gjuhës gjatë një periudhe tre-mujore, u botuan në revistën “eNeuro”. Shkencëtarët zbuluan se dëgjimi i muzikës vokale përmirësoi rifillimin e lidhjes strukturore të rrjetit gjuhësor në lobin ballor të majtë në krahasim me dëgjimin e librave audio. Këto ndryshime strukturore kishin të bënin me rikuperimin e aftësive gjuhësore. “Për herë të parë ne kemi qenë në gjendje të demonstrojmë se efektet pozitive të muzikës vokale janë të lidhura me plasticitetin strukturor dhe funksional të rrjetit gjuhësor. Kjo e zgjeron kuptimin tonë për mekanizmat e veprimit të bazuar në muzikë dhe metodat e rehabilitimit neurologjik,” thotë studiuesi Aleksi Sihvonen.

Afazia, një çrregullim gjuhësor që mund të jetë pasojë e goditjes në tru, është një burim i vuajtjeve të konsiderueshme për pacientët dhe familjet e tyre. Rezultatet e terapive aktuale janë jashtëzakonisht të ndryshueshme dhe vetë rehabilitimi shpesh nuk është i disponueshëm sa duhet. Dëgjimi i muzikës vokale është një aktivitet që mund të organizohet në një mjedis të kujdesit shëndetësor në një mënyrë të thjeshtë, të sigurt dhe efikase. Pas një goditje në tru, truri ka nevojë për stimulim për tu rikuperuar më mirë. Sipas Sihvonen, shumica e kohës së kaluar në spital nuk është aspak stimuluese. Dëgjimi i muzikës mund të shërbejë si një masë rehabilitimi shtesë, me një efekt pozitiv në shërim dhe një përmirësim të dukshëm të prognozës.

IL GIORNALE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0