Goditja mbi 50 sekonda, angazhimi i menjëhershëm dhe rimëkëmbja disavjeçare - Business Magazine Albania

Goditja mbi 50 sekonda, angazhimi i menjëhershëm dhe rimëkëmbja disavjeçare


Goditja me magnitudë 6.4 Rihter me epiqendër në Shijak, la pasoja bilanci i të cilave së fundi ka marrë një nivel të matshëm në nivelin ekonomik e social. Ndërsa ditët e para pas tronditjes vunë në provë disa vlera të shoqërisë sonë si solidariteti dhe fqinjësia e mirë. Menaxhimi në ditët në vijim dhe rimëkëmbja janë prova më e madhe e qeverisë dhe shoqërive civile.

Më poshtë ju prezantojmë një bilanc paraprak të komitetit të emergjencave, për çfarë ka ndodhur, çfarë është bërë dhe çfarë pritet të bëhet në vijim.

  1. FAZA E PARË

Ditët pas 26 Nëntor-it, strukturat shtetërore u përqëndruan në kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve të mbetur në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti dhe strehimin e familjeve, banesat e të cilave ishin dëmtuar.

  1. OPERACIONI I KËRKIM-SHPËTIMIT

Në zonat e prekura nga tërmeti në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, punuan grupet e kërkim-shpëtimit të: Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura, Policia e Shtetit, Shërbimi i Zjarrëfikëseve dhe ekipet mjekësore.

Në ndihmë erdhën edhe partnerë ndërkombëtare. Operacionet e kërkim-shpëtimit u kryen nga 9 ekipe, të përbërë nga 278 trupa shqiptarë dhe 669 të huaj. Thirrjes së parë për ndihmë iu përgjigjën:

– 142 forca nga Kosova;

– 180 nga Italia;

– 91 nga Franca;

– 57 nga Greqia;

– 54 nga Rumania;

– 17 nga Zvicra, Izraeli, Turqia, dhe Serbia.

Forcat shqiptare të kërkim-shpëtimit nxorrën nga rrënojat 38 njerëz, ndërkohë që së bashku me trupat e huaja, u nxorrën nga rrënojat edhe 10 njerëz të tjerë, 3 prej të cilëve, fatkeqësisht humbën jetën më vonë në spital.

Në orët e para pas tërmetit, i gjithë zinxhiri i shërbimit shëndetësor u vu në shërbim të banorëve të dëmtuar nga tërmeti.

  1. STREHIMI

Paralelisht me operacionin e kërkim-shpëtimit, Shtabet e Emergjencave për të tre qarqet organizuan strehimin për të gjithë banorët e mbetur pa strehë për shkak të tërmetit.

Në ditët e para, strehimi emergjent u krye në palestra, Qendra Sociale dhe çadra. Por, duke filluar nga pasditja e datës 27 nëntor, banorët e prekur nga tërmeti në qarqet Durrës dhe Lezhë nisën të strehohen në struktura hoteliere.

Është siguruar strehim i përkohshëm për 13 294 qytetarë të prekur nga tërmeti si vijon:

– 4 149 qytetarë në hotele;

– 395 në Qendra Sociale;

– 254 në palestra; dhe

– 7 383 në çadra.

Mbi 1000 banorë të tjerë janë strehuar në qytete të tjera të Shqipërisë dhe në Kosovë.

  1. STABILIZIMI

U dhuruan nga Qeveria 23 apartamente në Durrës dhe Tiranë për të gjitha familjet që kanë humbur familjarët dhe banesat e tyre. Deri më sot, 6 nga këto familje kanë filluar të banojnë në banesat e dhuruara.

Shërbimi Spitalor

U angazhuan rreth 340 mjekë dhe infermierë

913 pacientë janë trajtuar në spital. 20 prej tyre vazhdojnë të marrin trajtim dhe 3 janë dërguar për ndihmë të specializuar jashtë vendit.

Ekipet e mjekëve specialistë kanë vizituar 5163 banorë dhe kanë vaksinuar kundër gripit 1442 banorë të tjerë në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë.

257 psikologë e punonjës socialë shërbejnë në njësitë akomoduese dhe aktualisht rreth 1 669 fëmijë marrin mbështetje të vazhdueshme psiko-sociale.

Pastrimi i inerteve

Brenda 25 Dhjetorit, inertet do të depozitohen në fushën në Porto Romano, si pjesë e projektit për krijimin aty të një parku të madh urban bregdetar.

  1. FAZA E DYTË

Pas sigurimit të strehimit të përkohshëm të banorëve të prekur nga tërmeti, ka nisur vlerësimi i dëmeve nga tërmeti në banesa

  1. VLERËSIMI I DËMIT

(a) Banesat

Procesin e vlerësimit të dëmeve në banesa e kemi organizuar në dy faza, në pajtim me praktikat standarte ndërkombëtare:

–27 Nëntor – 7 Dhjetor ka pasur vlerësim urgjent dhe fillestar të dëmeve në ndërtesa.

Nga ku:

-Mbi 100 grupe inspektimi kanë verifikuar banesat e dëmtuara nga tërmeti në qarkun Durrës, Tiranë e Lezhë.

– Në këto grupe janë angazhuar 500 inxhinierë vendas dhe 81 ekspertë e inxhinierë konstruktorë nga 11 vende partnere.

Procesi dinamik vijon. Deri më sot, në zonat e prekura nga tërmeti janë inspektuar 14 069 objekte, nga të cilat:

o 261 pallate janë dëmtuar rëndë dhe janë të pabanueshme përkohësisht;

o 2 237 banesa janë dëmtuar rëndë dhe janë të pabanueshme përkohësisht;

o 851 pallate kanë pësuar dëmtime të mesme dhe të lehta; dhe

o 4 618 banesa kanë pësuar dëmtime të mesme dhe të lehta.

Deri tani, janë shembur 44 objekte, kryesisht në Durrës.

Godinat, të cilat rezultojnë me rrezikshmëri të lartë, vazhdojnë të ruhen me perimetër sigurie nga forcat e policisë.

Në 8 Dhjetor nisi procesi i vlerësimit të ndërtesave që janë dëmtuar nga tërmeti, për hartimin e Raportit Përfundimtar për Dëmet. Ky vlerësim po bëhet mbi bazën e një formulari të përgatitur mbi modelet e BE-së dhe të Kombeve të Bashkuara dhe transmetimi e përpunimi i të dhënave bëhet në kohë reale në mënyrë eletronike. Kjo fazë ka synim kryesor përcaktimin e saktë të dëmeve në banesa dhe përllogaritjen e kostos së dëmeve.

(b) Shkollat

Vlerësimi paraprak i dëmit 3.05 Miliardë Lekë

Kanë marrë rëndësi të veçantë inspektimi i shkollave dhe spitaleve. Procesi është bërë në disa shkallë,

Gjendja e inspektimit deri më sot:

– 176 objekte shkollore kanë pësuar dëme të lehta;

– 6 objekte kanë pësuar dëme të konsiderueshme; dhe

– 36 objekte kanë pësuar dëme të rënda.

Të gjithë nxënësit që frekuentonin shkollat që kanë pësuar dëmtime të rënda, janë sistemuar në shkolla të tjera dhe mësimi ka rifilluar rregullisht në datë 9 dhjetor.

Godinat e institucioneve që ofrojnë shërbime për publikun, si gjykatat, qendrat shëndetësore, institucionet e riedukimit, si dhe objektet e trashëgimisë kulturore, të cilat kanë dëmtime, po mbahen nën vëzhgim të posaçëm.

  1. STREHIMI

(a) Bonusi i qirasë

Deri më sot:

– Këshilli bashkiak i Tiranës ka miratuar bonusin e qirasë për 922 familje;

– Këshilli bashkiak i Durrësit ka miratuar bonusin e qirasë për 666 familje;

– Këshillat bashkiakë të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës kanë miratuar listën e familjeve përfituese nga bonusi i qerasë;

–Bashkitë në zonat e prekuar nga tërmeti, vazhdojnë të pranojnë aplikime për bonusin e qerasë për banorë të mbetur të pa strehë për shkak të tërmetit.

Sipas vendimit të Komitetit për Rindërtimin, qeveria do t’ju ofrojë bonusin e qerasë banorëve të mbetur pa strehë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, deri në maj të vitit 2021.

(b) Çadrat e dimrit

Shumica e banorëve në zonat rurale, të cilëve u është dëmtuar banesa për shkak të tërmetit, kanë preferuar të mos largohen nga shtëpitë. Ndaj u janë ofruar çadra dimri deri në ndërtimin e shtëpive të reja.

III. HAPAT E PARË PËR ZGJIDHJE AFATGJATA

(a) Drejtimet kryesore të zgjidhjeve afatgjata

Qeveria ka nisur përgatitjen e planeve konkrete për zgjidhjen afatgjatë të problemeve që shaktoi tërmeti. Plani përfshin:

– Rindërtimin masiv të banesave të dëmtuara me angazhimin edhe të firmave të ndërtimit për riparimin e pallateve që ato kanë ndërtuar;

– Ndërtimin e lagjeve të reja në Tiranë, Durrës, Thumanë, Kurbin dhe Laë për të strehuar banorët, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan plotësisht nga tërmeti;

– Ndërtimin e infrastrukturës shoqëruese (shkolla, kopshte, qendra shëndetësore, infrastrukturë tokësore dhe nën-tokësore) në këto lagje të reja; dhe

– Ndërtimin e shtëpive ekologjike (Eko-shtëpive) në zonat rurale.

(b) Vlerësimi monetar i dëmeve

Ndërsa është bërë vlerësimi i kostove të dëmeve në ndonjë sektor të caktuar, nuk ka ende një faturë të saktë dhe përfundimtare të dëmeve që shkaktoi tërmeti i dy javëve më parë.

Verifikimi i detajuar i dëmeve në ndërtesat e prekuar nga tërmeti është hapi i parë në përgatitjen e Raportit të Dëmeve. Zonja Milva Ekonomi është vendosur në rolin e Koordinatores Kombëtare për Raportin e Dëmeve dhe është ngritur grup i përbashkët i punës me BE-në, Bankën Botërore dhe misionin e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri për ta përgatitur këtë raport, i cili do të paraqitet në 16 janar.

(c) Programi i Rindërtimit

Rindërtimi i plotë kërkon burime të mëdha financiare.

Deri më sot, janë në dispozicion 20 miliardë lekë për zbatimin e Programit të Rindërtimit, nga të cilat:

13 miliardë lekë nga buxheti i shtetit; dhe

7 miliardë lekë nga donacionet.

Burimet kryesore të këtyre fondeve janë:

  • Buxheti i shtetit;
  • Bashkimi Europian, Banka Botërore, dhe OKB;
  • Donacionet e mbledhura nga fondacionet “Fundjavë Ndryshe”, “Shqipëria për Shqiptarët”, “Rënjët Shqiptare”;
  • Donacionet në llogaritë bankare të hapura nga qeveria shqiptare dhe donacionet e mbledhura përmes portalit e-Albania në shërbim të realizimit të Programit të Rindërtimit.

– 5 753 donatorë dhuruan në total 58.5 milionë lekë përmes platformës qeveritare e-albania;

– Qeveritë e huaja, fondacionet, bizneset dhe individët dhuruan 9 milionë Euro në llogaritë bankare të vëna në dispozicion nga qeveria shqiptare;

– 23 milionë Euro është totali i fondeve të dhuruara nga donatorë si BE (15 milionë Euro), qeveri të vendeve të tjera si Turqia, e cila ka marrë përsipër vendosjen në dispozicion të 500 apartamenteve, etj.

(d) Lehtësimi i procesit të rindërtimit

Fondacionet private do të menaxhojnë drejtpërsëdrejti rindërtimin e banesave të financuara me fondet e mbledhura nga to. Qeveria do të verë në dispozicion të tyre dosjet e banesave që ata do të rindërtojnë ose ndërtojnë. Qeveria do të bëjë supervizimin e këtyre projekteve për të garantuar përputhjen e tyre me standardeve publike të ndërtimit dhe të transparencës.

Deri më sot, qeveria u ka dorëzuar fondacioneve private mbi 200 dosje, për t’u hapur rrugën rindërtimit të shtëpive të dëmtuara në zonat rurale të ndara në tri blloqe: Qarku Tiranë, Krujë, Fushë-Krujë, Laç dhe Durrës-Lezhë.

Janë marrë disa masa administrative për të përshpejtuar dhënien e lejeve për riparime e ndërtime në banesat e dëmtuara nga tërmeti, natyrisht, pa cënuar cilësinë e projekteve të paraqitura.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0