Globalizimi Strategjik: Pozicionimi i Biznesit Tuaj Drejt Suksesit  - Business Magazine Albania

Globalizimi Strategjik: Pozicionimi i Biznesit Tuaj Drejt Suksesit 

Globalizimi Strategjik

NJË TRAJNIM PËR BIZNESET QË DUAN TË ZGJEROHEN NË TREGJE NDËRKOMBËTARE 

Oz Marketing sjell në Tiranë një event të jashtëzakonshëm. 

Lorenzo Ait www.lorenzoait.com, konsulent biznesesh, trajner dhe sipërmarrës me përvojë ndërkombëtare vjen më 18 janar për një trajnim ekskluziv për sipërmarrësit, menaxherët dhe drejtuesit e bizneseve shqiptare që duan të zgjerojnë aktivitetin e tyre në tregje ndërkombëtare. 

Lorenzo është  bashkëthemelues i grupit Allcore Spa, listuar në Bursën e Milanos, kompania e 39-të për rritje në Itali në 2021 (burimi: Il Sole 24 Ore) dhe e 197-ta në Evropë (burimi: The Financial Times). Aktualisht mban rolin e Drejtorit Ekzekutiv në Amyralia Consulting.

Si sipërmarrës është i specializuar në ato faza që shoqërojnë kompaninë që nga nisja e saj në treg deri në 10 milionët e parë të xhiros; më pas, përdor aftësitë e tij në kontabilitet për të mbështetur kompaninë në rritjen e saj të mëtejshme.

Ka botuar disa libra përmes disa prej shtëpive botuese kryesore italiane (Mondadori, Rizzoli BUR, Sperling & Kupfer), si dhe ka krijuar dhe drejtuar emisionin Brain Back Home për Sky / MTV / Paramount Pictures.

“Unë i konsideroj sipërmarrësit tregimtarët e mëdhenj të epokës sonë dhe përpiqem të jap kontributin tim duke treguar historinë e “Business Liquido” përmes librave, artikujve dhe programeve të mia televizive, ose vizionit tim për botën e punës dhe biznesit likuid në kohën e shoqërive likuide”. – shprehet Lorenzo. 

Në një kohë kur zgjerimi i tregut është një mundësi tashmë për bizneset shqiptare, ky trajnim është garantues në dhënien e bazave për: 

  • Depërtimin në trendet, të rejat dhe mundësitë që ofrojnë tregjet globale 
  • Pozicionimin strategjik në treg: si të fitoni aftësitë e nevojshme për të pozicionuar biznesin tuaj jo vetëm për mbijetesë, por edhe për të konkurruar në tregje më të gjera, jashtë kufijve. 
  • Strategji efikase: si të hartoni strategji për të depërtuar në tregje të reja, si dhe për të krijuar një prezencë globale dhe gjithashtu të përmirësoni operacionet ndërkombëtare.
  • Përshtatshmëri dhe zhdëvjelltësi: si të kuptoni rëndësinë e përshtatshmërise dhe zhdërvjelltësisë kur përballeni me sfida të ndryshme kulturore dhe tregtare.

Arsyet për të marrë pjesë

Lorenzo Ait është një folës me përvojë dhe arritje profesionale të rralla për tregun lokal dhe rajonal. Si një prej trajnuesve dhe Business Coach më të kërkuar aktualisht në Itali, ai vjen të ndajë përvojën e tij dhe me bizneset shqiptare të etura për të zgjeruar tregun dhe të ardhurat. 

Trajnimet e tij nuk janë me qëllim motivimin më shumë se sa për të dhënë këshilla praktike dhe të zbatueshme për biznesin tuaj. 

Nëse jeni një sipërmarrës, menaxher, drejtues biznesi, apo profesionist i interesuar për zhvillim biznesi, ju nuk duhet të mungoni në këtë trajnim. 

Pajisuni me njohuritë e duhura dhe të përshtatura për ta çuar biznesin tuaj drejt suksesit të garantuar përtej kufijve.

Për t’u regjistruar klikoni linkun këtu

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0