Gjoba dhe heqje licence për kompanitë e transportit, që nuk fillojnë punë

Gjoba dhe heqje licence për kompanitë e transportit, që nuk fillojnë punë

Bashkia Tiranë do të gjobisë dhe më pas do t’i heqë licencën të gjitha kompanive të transportit public, që nuk rinisin punën të hënën, 6 korrik.

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku, të premten për Report Tv-në, u shpreh i qartë:

“Transporti duhet të fillojë të hënën, kompanitë që nuk do të fillojnë do të penalizohen në përputhje me ligjin. Nëse dikush nuk ofron shërbimin fillon me gjoba dhe më pas me heqjen e licencave.”

Sipas Maznikut, bashkia Tiranë ka bërë disa lëshime për kompanitë e transportit, për t’i lehtësuar atyre rikthimin në punë, por se kompanitë vazhdojnë të kundërshtojnë protokollet e sigurisë:

“Në një situatë të tillë secili nga palët duhet të bëjë pjesën e vet, ne kemi bërë disa hapa, ku është marrë një vendim i këshillit, një pjesë e taksave për shërbimin janë hequr, nuk është gjë e thjeshtë. Dhe me kërkesën tonë, të gjithë njerëzit që ishin pjesë e shërbimit të transportit publik, shoferë, faturino u përfshinë të paga e luftës.

Ka një vendim për rihapjen prej një jave, por si rrjedhojë e protokollit kompanitë kanë shprehur rezerva, pasi pretendojnë se me aq pak njerëz nuk u funksionon koncepti, ka një diskutim që jemi gati ta vazhdojmë, por shërbimi i qytetarëve nuk duhet të ndalohet.”

Fillimisht transporti publik duhet të kishte rifilluar punën në 15 qershor, me 70 për qind të kapacitetit dhe duke respektuar protokollet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë: të gjithë udhëtarët të pajisur me maska dhe të ulur 1,5 metër larg njëri-tjetrit dhe në sedilje diagonale.

Këto masa u kundërshtuan nga kompanitë, të cilat thonë se po të respektohen këto masa, autobuzët funksionojnë me vetëm 25 për qind të kapacitetit dhe shkojnë drejt falimentimit.

Që prej 15 qershorit, shoqatat e transportit kanë protestuar disa herë kundër protokolleve të sigurisë të vendosura nga qeveria.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0