Gjoba dhe burg, për përhapjen e "fake news" në Rusi

Gjoba dhe burg, për përhapjen e “fake news” në Rusi


Presidenti Vladimir Putin ka firmosur disa projektligje që e vlerësojnë përhapjen e “fake news” online si një krim kundër shtetit që duhet dënuar, raportohet nga media ruse.

Legjislacioni do të japë ndëshkime për përhapjen e informacionit që “nxit mosrespektimin e shoqërisë, qeverisë, simboleve zyrtare qeveritare, ligjeve, kushtetutës dhe organeve qeveritare të Rusisë”.

Lajmet online dhe përdoruesit e internetit që përhapin “fake news” do të përballen me gjoba deri në 22,900 dollarë për fyerje të përsëritura.

Ofendimi i simboleve të shtetit dhe autoriteteve, përfshirë Putin, do të gjobiten deri në vlerën e 300,000 rublave dhe do të ndëshkohen me 15 ditë burgim për përsëritjen e tyre.

Gjobat janë të llogaritura bazuar në prejardhjen e ofenduesit, nëse ai është qytetar, një zyrtar apo person juridik.

Vëzhgues dhe disa ligjvënës e kanë kritikuar legjislacionin për gjuhën dhe potencialin e tij të paqartë për të frenuar fjalën e lirë.

Më shumë se 100 gazetarë dhe figura publike, kanë firmosur një peticion kur këtij ligji, të cilin e quajnë “censurë direkte”.

Kremlini, megjithatë, mohoi se legjislacioni ka lidhje me censurën.

“Lajmet e rreme dhe ofenduese janë një temë jo shumë e pëlqyer në shumë vende të botës përfshirë dhe Europën. Prandaj ne e pamë të nevojshme të merrnim masa edhe në vendin tonë,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.

Ligjet më të rrepta të internetit të prezantuara gjatë pesë viteve të fundit, kërkojnë që motorët e kërkimit të fshijnë disa rezultate kërkimi, shërbime të mesazheve për të shpërndarë çelësa të kodimit me shërbimet e sigurisë dhe rrjetet sociale për të ruajtur të dhënat personale të përdoruesve në serverë brenda vendit.

/TheMoscowTimes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0