Gjermania siguron gaz nga Emiratet e Bashkuara Arabe - Business Magazine Albania

Gjermania siguron gaz nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Kancelari gjerman Olaf Scholz shënoi një fitore në turnen e tij në Gjirin Persik, ku nënshkroi disa kontrata të vyera energjie. Pas problemeve me gazin rus, Gjermania po kërkon mënyra të tjerë furnizimi.

Një prej tyre, intensifikimi i partneritetit me Emiratet e Bashkuara Arabe, i dha frytet e para. Shcolz arriti të marrë OK-n e këtij vendi për sasi të rëndësishme gazi natyror të lëngshëm.

Dërgesa e parë mbërrin në fund të dhjetorit në terminalin e ri në Brunsbüttel pranë Hamburgut. Kontrata u firmos nga koncerni energjetik RWE me qendër në Essen dhe kompania kombëtare e Naftës në Abu Dhabi (ADNOC), e cila është në pronësi të shtetit. Fjala është për një sasi prej mbi 137,000 metra kub gaz natyror të lëngshëm, ndërkohë që nga viti 2023 kompania shtetërore e Emirateve do të dërgojë gjithashtu deri në 250,000 tonë naftë çdo muaj.

Lexo edhe:  “Çdo kilovat orë vlen”. Paralajmërimi i ministrit gjerman për energjinë. BE nën “thundrën” e Rusisë

Qëllimi i Scholzit është i qartë: tashmë, Gjermania do të tentojë të ketë shumëllojshmëri furnizimi e të mos krijojë varësi aq të madhe sa me Rusinë nga një furnizues i vetëm. Deri në momentin që nisi lufta e Ukrainës, ajo importonte rreth 55 për qind të gazit të saj natyror nga Rusia. Një situatë e tillë, sipas kancelarit gjerman, nga sot e tutje, do të shmanget. Emiratet e Bashkuara Arabe renditen me rreth gjashtë trilion metra kub gaz në vendin e shtatë në botë për nga depozitat e gazit natyror. Deri më sot, gazin e trye të lëngshëm ato e eksportonin kryesisht në Azi.

Bloomberg 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0