Gjermania renditet e para midis vendeve të BE-së për sulme kibernetike - Business Magazine Albania

Gjermania renditet e para midis vendeve të BE-së për sulme kibernetike

Asnjë vend tjetër në Bashkimin Evropian nuk është më shumë në shënjestrën e hakerave sesa Gjermania, e cila renditet gjithashtu e katërta në botë për numrin më të lartë të sulmeve kibernetike, njoftoi sot “Microsoft”.

Raporti i “Mbrojtjes Digjitale 2025” i gjigantit të teknologjisë amerikane zbuloi se 3,3% e sulmeve kibernetike globale në gjysmën e parë të vitit 2025 ishin të drejtuara kundër objektivave në Gjermani. “Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat përbëjnë gati një në katër sulme (24,8%), në Britani të Madhe (5,8%) dhe Izrael (3,5%) janë regjistruar më shumë tentativa për hakerime”, tha Microsoft.

“Hakerët zakonisht janë të interesuar në fitimet financiare, jo në spiunazhin tradicional”, tha kompania. Më shumë se gjysma e sulmeve kibernetike (52%) përfshinin “ransomware” për të zhvatur para nga kompanitë, individët ose institucionet. Sulmet për qëllime spiunazhi përbënin vetëm 4% të rasteve.

Lexo edhe:KLAR, parter Gold në Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër!

“Kërcënimet nga aktorët shtetërorë mbeten një rrezik serioz dhe i vazhdueshëm. Megjithatë, shumica e sulmeve të drejtpërdrejta me të cilat përballen organizatat sot – janë nga kriminelë të zakonshëm që kërkojnë të nxjerrin fitime”, tha një zëdhënës i “Microsoft”. Sipas raportit, rreziku më i madh në hapësirën kibernetike vjen nga hakerat nga Rusia, Kina, Koreja e Veriut dhe Irani. Rusia përdor grupet e hakerave, kryesisht për të sulmuar Ukrainën dhe shtetet anëtare të NATO-s, ndërsa Koreja e Veriut dhe Irani kryesisht përdorin sulmet “ransomware” për të zhvatur para për qëllime shtetërore.

Ekspertët e IT-së të Koresë së Veriut që punojnë në Perëndim janë gjithashtu një problem i madh. Për më shumë se një dekadë, Koreja e Veriut ka infiltruar fshehurazi dhjetëra mijëra punonjës për të punuar në distancë në kompani dhe organizata në të gjithë botën.

“Kjo ushtri në rritje e punonjësve transferon qindra miliona dollarë në Korenë e Veriut çdo vit. Kur zbulohen, disa prej tyre i drejtohen zhvatjes, një metodë tjetër për të mbledhur para për regjimin”, tha “Microsoft”. Në sulmet klasike, hakerat përpiqen kryesisht të marrin të dhëna aksesi në llogaritë e përdoruesve. Sulmuesit përdorin kryesisht “email-e phishing” për të mashtruar viktimat që të fusin të dhënat e tyre të aksesit në një sistem të rremë. Ekspertët në “Microsoft” theksojnë se 99,9% e këtyre sulmeve mund të parandalohen me autentifikim shumëfaktorësh (MFA).

Kur hyjnë me MFA, përdoruesit duhet të japin një formë të dytë prove përveç fjalëkalimit të tyre. Ky mund të jetë një mesazh teksti ose konfirmim aplikacioni në telefonin celular – ose një gjurmë gishtash ose skanim fytyre. “Faktori i dytë” mbron aksesin në llogari, edhe nëse hakerat e dinë fjalëkalimin.

microsoft

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0