Gerti Boshnjaku: Me punë duhet të sfidojmë kohën - Business Magazine Albania

Gerti Boshnjaku: Me punë duhet të sfidojmë kohën


Gerti, publikimi juaj i fundit është me titull Impakti i teknologjise tek biznesi. Të lutem na përshkruaj me tre fjali këtë publikim.

Ju falenderoj për ftesën për intervistë. Eshtë kënaqësi për mua të ndaj mendime me ata njerëz që aspirojnë të arrijnë vizionet e tyre. Përgëzime edhe për punën e jashtëzakonshme që po bëni me portalin vizione.info.

Përsa i përket publikimit “Impakti i teknologjisë tek biznesi”, doja të thoja paraprakisht se u përgatit për një aktivitet për të rinjtë të quajtur Hello Tomorrow Challenge 2015 dhe them se aktivitete të tilla po shtohen, pasi rinia e sotme është e etur për dije dhe informacion, e apasionuar pas teknologjisë që po ndikon mënyrat e jetesës dhe mënyrat e të bërit biznes.

Nëse do ta përshkruaja me 3 fjali publikimin do përqendrohesha në 3 konkluzione:

  • Teknologjia dhe Biznesi janë në një rrugëtim të përbashkët dhe të pandarë

Nëpërmjet zhvillimit galopant të teknologjisë (referuar më shume teknologjisë së infomacionit dhe Komunikimit) është rritur ndërlidhja (Conectivity) dhe kjo ka ndikuar drejtpërsëdrejti në zhvillimin e biznesit pasi ka hequr barrierat gjeografike, ka promovuar komunikim më të thjeshtë dhe në kohë reale dhe si pasojë ka nxitur operacionet në nivel global të sipërmarrjeve.

  • Zhvillimet teknologjike po ndikojnë drejtpërdrejtë biznesin

Risitë inovative kanë krijuar dhe mbështetur INFRASTRUKTURËN E PËRSHTATSHME për secilën hallkë të një operacioni biznesi. Këto të fundit kanë ofruar zgjidhje të nevojshme për bizneset dhe kanë lehtësuar mënyrën e të bërit biznes.

  • Biznesi shërben si motivues i Teknologjisë

Nevojat e papërmbushura të biznesit, motivojnë inovatorët për zgjidhje të reja. Kjo e bën biznesin një forcë që tërheq teknologjinë drejt objektivave të reja. Kjo ndodh në gjithë botën e zhvilluar dhe me të njëjtin ritëm ndodh edhe për shqiptarët, të cilët janë përqafues të shpejtë të inovacionit.

Ju jeni themelues i New Media Communications.  Cilat janë sfidat e udhëheqjes së një kompanie që merret me komunikimin e masave?

Sfidat e udhëheqjes së një kompanie janë të përditshme, të ndikuara nga faktorët e mjedisit të jashtëm ku operojmë si edhe nga ritmet e aktiviteteveqe ndodhin brenda saj.

Për të qenë konciz, do veçoja si sfida:

Krijimin dhe motivimin e një ekipi profesionist dhe fitues;

Të qenit gjithmonë i përditësuar me zhvillimet e shpejta të teknologjisë së komunikimit dhe informacionit

Gara me kohën – Realisht ikën shumë shpejt ndërkohë që gjërat, sidomos në Shqipëri ecin disi ngadalë.

Sa ka hapesirë në këtë industri.  A mundet që të rinjtë të zgjerojnë fushëveprimin dhe automatikisht të përfshihen në këtë veprimtari për tu punësuar dhe për të zhvilluar karrierën e tyre?

Besoj se hapësira ka në çdo fushë. Të rinjtë duhet të mendojnë dhe të shohin Larg (Think Big); të provojnë të bëjnë zgjedhje karriere të cilat dëshirojnë ti bëjnë. Zgjedhjet e detyrura nga ambjenti apo momenti nuk janë ato të duhurat për të rinjtë. Une ju bëj thirrje të provojnë të fillojnë të kërkojnë punësim apo të orientohen në karriera për të cilat kanë pasion. Dhe të provojnë sa më shumë, pasi veç kur je në atë moshë ke kohën për të mësuar, qoftë edhe duke gabuar.

GJITHASHTU LEXO: BAYBARS ALTUNTAS: NJË SIPËRMARRËS PREMTUES DUHET TË KETË SY, VESHË DHE NUHATJE TË “ZGJUAR”

InfoAlbania.al si partner i vizione.info është një transmetues i intervistave tek audienca e Shqipërisë. Sa kanë nevojë të rinjtë për motivim dhe inspirim?

Besoj se të rinjtë kanë shumë nevojë për inspirim nga figura apo personazhe suksesi nga gjithë bota.  Mendoj gjithashtu se ka pasur mungesë të modeleve të tilla për të rinjtë shqiptarë. Vetë mjedisi ku ata zhvillohen, në vend që ti shërbejë për ti hapur mendjet, ka ndikuar për të kundërtën duke i orientuar drejt një vëmendje të tepruar ndaj politikës, sjelljeve disi “dembele” e të ndikuara prej tranzicionit të tejzgjatur politik dhe ekonomik në vend. Edhe mjedisi mediatik i politizuar, mangësia e opsioneve të edukimit nëpërmjet komunikimit, i drejtojn të rinjtë drejt një stili jetese të mbyllur dhe një rruge plot pengesa dhe pa horizonte të hapura.

Theksoj edhe njëherë se gara me kohën është sfidë për të gjithë, dhe konsumimi i kohës për gjëra që nuk i vlejnë për të ardhmen është humbje e dyfishtë për të rinjtë.

A ndikojnë portalet në edukimin e të rinjëve?

Zhvillimi i portaleve është një portë e re për të rinjtë dhe jo vetëm. Është një frymë e re lirie, mundësi për tu shprehur pa censura dhe pa ndikime. Shumica e portaleve që janë hapur janë bërë me iniciativën e të rinjve dhe kanë punësuar mjaft të rinj. Kanë hapur dritare të reja dije dhe i kanë bërë të rinjtë të shohin gjërat nën dritën e zhvillimeve të reja që ndodhin cdo ditë në botë.

Si i hapni perspektivat për jetën?

Personalisht, e shoh veten si dikush që nuk kënaqet lehtë dhe kërkoj gjithmonë të shoh larg. Është diçka që e kam stimuluar me kalimin e kohës dhe duke punuar si sipërmarrës privat.  Ka shumë mënyra për ti  hapur perspektivat për jetën, por unë rekomandoj që duhet ti marresh vetë përsipër ti bësh gjërat, të ndodhin, jo të presësh nga të tjerët.

Nga ku mendoni se vjen fuqia juaj?

Nuk di të drejtoj gishtin diku dhe nuk di ta vlerësoj fuqinë time. Kërkoj gjithmonë më shumë nga vetja dhe di që të gjithë njerëzit posedojnë energji që nuk i shfrytëzojnë. Unë përpiqem ti përdor në maksimum energjitë e mia.

Gjithashtu, besoj se duhet të jesh i rrethuar nga njerëz me energji pozitive për të gjeneruar pozitivitet dhe sukses, si në jetë ashtu dhe në biznes. Jetën dhe biznesin i shoh në një lidhje të pandashme. Suksesi i njërës ndikon tjetrin.

Si i merrni kritikat? Si mund të ndikoj kritika në punën tuaj?

Kjo pyetje besoj se e nënkupton përgjigjen. Kritikat që të bëhen gjithmonë duhet të të shtyjnë për të përmirësuar diçka që nuk po e bën mirë. Ndaj duhen mirëpritur dhe duhet gjetur vendi dhe koha për ti korrigjuar.

A qani ndonjëherë?

Kjo intervistë vërtet po ngacmon dozat e sinqeritetit.  Ndodh edhe të qaj, si për shkak të gjërave të këqija që mund të ndodhin ashtu edhe nga momentet e bukura qëna dhuron jeta.

A janë startup-et zgjidhje për të zbutur pa punësinë e të rinjëve?

Absolutisht që po. Për më tepër në vendet e rajonit ku ne jetojmë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i zi  apo tjetër, ku nuk mund të presim dhurata apo mbështetje të fortë nga qeveritë dhe shteti. Të rinjtë duhet ti marrin vetë në dorë fatet e tyre. Jo për të luftuar, por thjesht për të punuar.

Cili është libri dhe filmi juaj i preferuar?

Nëse kam dicka për të cilën më vjen keq, është se koha për të lexuar libra është mjaft e kufizuar. Flas këtu sidomos për librat artistike, pasi për librat që më lidhin me punën, gjej pak kohë ti lexoj, ose përdor leximin e artikujve të ndryshëm online të lidhur me punen.

Megjithatë për të përmendur një prej librave, do kujtoja “Njëmijë diej vezullues” të Khaleid Hussein si edhe “Gjuetarin e Balonave”, të shkruar po prej tij.

Për filmat do thoja të njëjtën gjë si për librat. Kam mbetur paksa prapa me titujt e filmave të rinj.

Për më shumë motivim dhe inspirim lexoni të gjithë intervistat këtu

Kjo intervistë është bërë nga vizione.info dhe infoalbania.al i ka të gjitha të drejtat e publikimit të intervistës, sipas marrëveshje së arritur mes palëve. Për më shumë intervista, ndjekni VIZIONE në rrjetet sociale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0