General Motors synon të instalojë 40 mijë pika karikimi për makinat elektrike. Strategjia që po përdor - Business Magazine Albania

General Motors synon të instalojë 40 mijë pika karikimi për makinat elektrike. Strategjia që po përdor

Në fund të vitit të kaluar, General Motors njoftoi Programin e Karikimit të Komunitetit të Tregtarëve, i krijuar për të zgjeruar aksesin e karikuesve për makinat elektrike. Që atëherë, rreth 1000 tregtarë të General Motors janë regjistruar në program – rreth një e katërta e të gjithëve në Amerikën e Veriut.

GM po u ofron tregtarëve pjesëmarrës deri në 10 stacione karikimi të nivelit 2 për t’i instaluar në vende kyçe në të gjithë komunitetet e tyre.

Programi është pjesë e përpjekjes më të gjerë të GM për të rritur aksesin e karikuesve për makinat elektrike. Prodhuesi i automjeteve synon të instalojë 40,000 stacione karikimi të nivelit 2 në të gjithë SHBA dhe Kanada, duke dyfishuar numrin e stacioneve publike të karikimit të Nivelit 2.

Lexo edhe: Studimi i Entit Rregullator të Energjisë: Makinat elektrike me kosto 9 -11 herë më të ulëta se ato me djegie

Sipas prodhuesit të automjeteve, gati 90 për qind e popullsisë së SHBA-së jeton brenda 10 miljeve nga një tregtar i makinave të prodhuara nga General Motors. “Tregtarët tanë janë thellësisht të përfshirë dhe të besuar në komunitetet e tyre dhe janë të pozicionuar mirë për të përcaktuar vendndodhjet që zgjerojnë aksesin në karikimin e automjeteve elektrike,” tha Hoss Hassani, nënkryetar i GM EV Ecosystem. Ata mund të zgjedhin shkolla, biznese të vogla, vende argëtimi dhe destinacione të tjera të njohura në komunitet për karikuesit./ Motor 1

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0