Drejt një objektivi prej 6 milionë turistë në vit, vendi pati një ecuri të mirë të turizmit për 2018-ën. Të dhënat e 9 mujorit të këtij viti tregojnë se të ardhurat nga turizmi u rritën 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Me një vlerë prej gati 1.5 miliardë euro, më shumë se gjysma këtyre të ardhurave u siguruan në sezonin e verës, kur shënon dhe pikun e turizmit.
Këto janë nga vrojtimi i Bankës së Shqipërisë, i cili tregon se edhe “eksporti” i turizmit është i lartë. Fluksi i udhëtimeve të shqiptarëve jashtë për turizëm është shtuar edhe me ritme më të shpejta (gati 15%), duke arritur në 1.1 miliardë euro.
Një sektor gjithsësi me bilanc pozitiv, pasi të ardhurat nga turizmi janë më të larta se shpenzimet tona jashtë.
Lexo: Mural Fest Tirana, art dhe turizëm në Tiranë
Ndikim në këtë drejtim vlerësohet të kenë dhënë promovimet e shumta të Shqipërisë në media ndërkombëtare. Dhjetëra artikuj dhanë efekt të dukshëm pozitiv, të paktën në një periudhë afatshkurtër.
Sigurisht, përfitimi në të ardhmen do të duket tek rikthimi i mundshëm I turistëve që vizituan për herë të parë Shqipërinë këtë vit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto