Gati 1 nga 10 amerikanë kanë fshirë llogarinë e tyre në Facebook nga shqetësimi për privatësinë

Gati 1 nga 10 amerikanë kanë fshirë llogarinë e tyre në Facebook nga shqetësimi për privatësinë


CEO i Facebook Mark Zuckerberg tha në dëshminë e tij këtë javë në Uashington se nuk kishte një numër të rëdësishëm njerëzish që po fshijnë Facebook pas zbulimit që firmat e të dhënave si Cambridge Analytica janë në gjendje të vjedhin informacion personal nga miliona përdorues.

Por, Carolina Milanesi dhe grupi hulumtues i teknologjisë Techpinions vendosën të anketojnë 1,000 amerikanë për gjykimin e tyre rreth gjigantit të rrjeteve sociale.

Milanesi shkruan se angazhimi më i ulët është në fakt rreziku i vërtetë për Facebook, jo domosdoshmërisht njerëzit që fshijnë llogaritë e tyre.

Këto janë dhe rezultatet e mbledhura nga studimi:

  • 17% e amerikanëve kanë fshirë aplikacionin Facebook nga telefoni i tyre lidhur me shqetësimet e privatësisë.
  • 35% thonë se po e përdorin Facebook më pak për çështjen e privatësisë.
  • 9% e kanë fshirë plotësisht llogarinë e tyre në Facebook.
  • 39% e amerikanëve janë “shumë të informuar” dhe 37% thonë se janë “disi të informuar” për skandalin e Cambridge Analytica.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0