Galaxy Z Fold4 dhe Galaxy Z Flip4 kanë ardhur në Shqipëri - Business Magazine Albania

Galaxy Z Fold4 dhe Galaxy Z Flip4 kanë ardhur në Shqipëri

Galaxy Z Fold4

Nga sot, Galaxy Z Fold4 dhe Galaxy Z Flip4 janë në shitje, dy pajisje shumëfunksionale të destinuara për ata që duan të tejkalojnë veten në biznes dhe të shijojnë kohën e lirë. Çmimi i rekomanduar me pakicë i pajisjes Galaxy Z Fold4 do të fillojë nga 209.999 Lekë në versionin 256GB dhe për Galaxy Z Flip4 nga 127.999 Lekë në versionin 256GB. Sot, edhe ju mund t’i shihni nga afër këto pajisje të gjeneratës së katërt të telefonave të palosshëm të cilat karakterizohen nga faktorë të personalizueshëm të formës, përvoja të përshtatura dhe performancë e përmirësuar.

Galaxy Z Fold4 – Ekran i dyfishtë për produktivitet të dyfishtë

Falë teknologjisë së përmirësuar dhe një ekrani më mbresëlënës, Galaxy Z Fold4 është një smartphone me aftësi të jashtëzakonshme. Është ideal për punët e përditshëm dhe për kryerjen me suksese të shumë detyrave njëkohësisht pasi ka një procesor të fuqishëm, kamera të shkëlqyera dhe një mori opsionesh të tjera të avancuara që do t’ju ndihmojnë të kapërceni çdo pengesë që ju del përpara.

Përdoruesit e Galaxy Z Fold4  mund të shijojnë përmbajtjen e tyre të preferuar në ekranin 7,6 inç Dynamic AMOLED me korniza të minimizuara dhe një kamerë të fshehur nën ekran (UDC). Shkalla e jashtëzakonshme e rifreskimit prej 120 Hz, e cila siguron një përvojë jashtëzakonisht të qetë të përdoruesit në ekranin e përparmë dhe kryesor, është sigurisht emocionuese. Kombinuar me ekranin që paloset, përdoruesit e Galaxy Z Fold4 mund të shfrytëzojnë në maksimum funksionet e shumta  në këtë pajisje. Taskbar-i i ri intuitiv ofron një plan të ngjashëm me kompjuterin tuaj, duke ofruar akses në aplikacionet tuaja të preferuara dhe të hapura së fundmi. Përvoja e ‘multitasking’ është edhe më e plotë falë Spen, perfekt për të qenë produktiv dhe kreativi në të njejtën kohë.

Për më tepër është pajisja e parë që vjen me Android 12L, një version i veçantë i Android i krijuar nga Google për eksperienca me ekran të madh, përfshirë pajisjet e palosshme.

Gjithashtu, Galaxy Z Fold4 vjen me një sistem të përmirësuar të kamerave: një lente të gjerë të përmirësuar 50MP dhe lente zmadhimi 30x.

Galaxy Z Flip4 – Eksperienca të reja fotografike

Me konture më të holla, skaje të drejtuara, me xhamin ultra të hollë (Ultra Thin Glass) dhe korniza metalike që shkëlqejnë, Galaxy Z Flip4 përfaqëson dizajnin më të sofistikuar të Samsung deri më tani, ndërsa ofron një kamerë të përmirësuar, bateri më të madhe dhe madhësinë ideale që përshtatet në çdo xhep. Edhe kur është i  palosur, mund të bëni fotografi  me të, të dëgjoni muzikë ose të lexoni mesazhe në ekranin e jashtëm 1.9 inç, i cili shfaq të gjitha njoftimet nga rrjetet sociale, si dhe numrin e hapave dhe informacione të tjera të dobishme.

FlexCam ju jep një perspektivë krejtësisht të re për shkrepjen e fotove dhe videove në grup. Mund të eksploronin kënde të pashfrytëzuara më parë dhe të krijoni kontent unik për rrjetet sociale. Falë partneritetit të Samsung me Meta, FlexCam është optimizuar për platformat më të njohura sociale, duke përfshirë Instagram, WhatsApp dhe Facebook.  Për më tepër, mund të shkrepni selfie me cilësi të lartë direkt nga ekrani i vogël duke përdorur kamerën kryesore falë Quick Shot të përmirësuar.

Gjithashtu, me Galaxy Z Flip4 mund të realizoni foto më cilësore gjatë natës me veçorinë Nightography.

Çfarë ka të re në botën e pajisjeve ‘aksesor’?

Serisë Galaxy Z i bashkohen dhe Galaxy Buds2 Pro – kufjet e reja të cilësisë së lartë të Samsung që ofrojnë përvojën më gjithëpërfshirëse të dëgjimit të audios wireless me një dizajn të ri, kompakt dhe lidhje të pandërprerë që është perfekte për çdo aspekt të jetës tuaj të përditshme. Kufjet Galaxy Buds2 Pro do të jenë në dispozicion me një çmim të sugjeruar me pakicë prej 25,999 Lekë.

Seria e re e orëve inteligjente Galaxy Watch5, dhe në veçanti versioni Galaxy Watch5 Pro, janë krijuar për të përmirësuar përvojën e mirëqenies së përdoruesve duke matur një sërë parametrash dhe duke inkurajuar zgjedhje më të shëndetshme të jetesës. Galaxy Watch5 ofron një dizajn modern dhe minimalist dhe veçori që ju ndihmojnë të arrini më shumë çdo ditë. Ajo vjen me opsione krejtësisht të reja ngjyrash neutrale, me versionin e madh 44 mm të disponueshëm në ngjyrë grafit, safir dhe argjend dhe opsionin e vogël 40 mm në dispozicion në ngjyrë grafit, rozë e artë dhe argjend, i cili përmban një shirit vjollcë që kombinohet në mënyrë të përsosur me Galaxy Z Flip4.  Galaxy Watch5 do të fillojë nga 29,999 Lekë për versionin Bluetooth dhe 34,999 Lekë për versionin LTE.

Për ata që janë në kërkim të aventurës, që kërkojnë qëndrueshmëri, performancë dhe stil, Galaxy Watch5 Pro është për ju. Ai do të jetë i disponueshëm në ngjyrë Titan i zi dhe Titan gri me një ekran 44 mm, duke filluar nga 49,999 Lekë për versionin Bluetooth dhe 54,999 Lekë për versionin LTE.

Për më shumë informacion vizitoni: https://www.samsung.com/al/

***

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0