Galaxy note 8.0, nje epoke e re e trasportueshmerise dhe produktivitetit te perditshem - Business Magazine Albania

Galaxy note 8.0, nje epoke e re e trasportueshmerise dhe produktivitetit te perditshem

~2 minuta lexim


Samsung Electronics Co, shpk, nje udheheqes global ne median dixhitale dhe ne teknologjite dixhitale te konvergjences, njoftoi sot prezantimin e tabletes 8 inc, GALAXY NOTE 8.0 e cila do te shenoj nje epoke te re te teknologjise inteligjente NOTE, me qellim ri-ndezjen dhe permiresimin e tabletave te mesme Samsung, kategori e themeluar ne vitin 2010.
 
GALAXY NOTE 8.0 ka fuqine dhe teknologjine e perparuar te zhvilloj pervojen e tabletave dhe te garantoj arritjen e niveleve te larta dhe efikase te kryerjes se shume proceseve ne te njejten kohe, ndersa perfiton prej funksionalitetit te shkelqyer te thirrjeve zanore, duke ofruar performance te pakrahasueshme multimedia nepermjet ekranit kompakt. Per me teper, nje stilolaps inteligjent S  bashkon risine dhe lehtesine e perdorimit tradicional te stilolapsit ne leter, duke krijuar nje pervoje te sofistikuar celulare qe do te permiresoj jeten ne levizje.
 
“Prezantimi I Tab-it te pare Samsung Galaxy me ekran 7 inc ne 2010, nisi nje kapitull te ri ne industrine e telefonise se levizshme. Tani pothuajse tre vjet me vone, Samsung vijon te zhvilloj sektorin qe ploteson kerkesat e jetes moderne “- u shpreh JK Shin, Presidenti i IT & Sektorit te Komunikimit te Levizshem ne Samsung Electronics.
 
“GALAXY NOTE 8.0 sjell freski ne kategorine e produkteve te ngjashme meqenese ofron nje bashkim te persosur te transportueshmerise dhe produktivitetit te perditshem – rezultati eshte nje pajisje inovative e cila arrin te mbahet ne xhep dhe pasuron jeten tone te perditshme, qofte ne pune apo argetim,”- shtoi Shin .
 
Ne thelbin e risise GALAXY NOTE 8.0 jane funksione te dobishme, duke perfshire opsionet multi-dritare qe sherbejne per te ndare ekranin portativ 8 inc dhe lejojne qasje optimale per nje numer te aplikacioneve; nje brez i ri i stilolapsave inteligjente S Pen Samsung me perdorshmeri te avancuar; qasje ne nje suite te template-eve S NOTE dhe mjete qe ju lejojne te krijoni, modifikoni, menaxhoni dhe gruponi dokumente te perditshme; teknologjia “mode leximi” per te shijuar librat elektronik me rezolucion optimal, video dhe telefonata zanore. Pervec kesaj, nje suite me permbajtje te reja dhe sherbime te para-ngarkuara per perdoruesit pa asnje kosto shtese, perfshihet per here te pare ne Samsung Galaxy NOTE, duke paraqitur risite Flipboard dhe Awesome Note.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Karriera jote është një ndërtim, jo një garë.”
— Seth Godin
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0