Fundi për orat zviceriane? - Business Magazine Albania

Fundi për orat zviceriane?


Ndërkohë që industria zviceriane e orave po përgatitet të hyjë në vitin e katërt pa rritje, prodhuesit e mëdhenj, si Richmont, që prodhon Cartier, janë duke reduktuar prodhimin.

Prodhuesit e vegjël ndërkohë janë në kërkim të blerësve, në të kundërt rrezikojnë falimentin. Vendi më i madh në Botë prodhues i orave, projektohet se do të regjistrojë një rritje prej 2% të eksporteve vitin e ardhshëm. Kjo normë është e njëjtë me atë të viteve 2013-2014, dhe shumë larg normës mesatare të rritjes prej 20% në vit gjatë viteve paraardhëse.

Ngadalësimi drastik ka detyruar prodhuesit e vegjël të orave që të shkurtojnë forcën puntore. Disa prej prodhuesve të mëdhenj, si Swatch, nuk kanë qenë të përgatitur për këtë kolaps, dhe për të përballuar situatën janë në kërkim të modeleve të reja të fitimit në këtë biznes. Tag hauer dhe Swatch tashmë po investojnë në orat inteligjente. Ekspertët shprehen se situata është mjaft e vështirë, dhe do të mbijetojnë vetëm prodhuesit e mëdhenj.

Tregu zviceran i orave të luksit është dyfishuar që prej fillimit të këtij shekulli, kryesisht falë kërkesës nga tregu kinez. Ky i fundit përbën 50% të blerësve të orave zvicerane. Me ngadalësimin e Kinës, prodhuesit e vendit të vogël europian, kanë parë shitjet dhe fitimet e tyre të fundosen. Eksportet drejt Kinës kanë rënë me 3.2% gjatë këtij viti.

/Scan/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0