Fundi i një epoke të artë për prodhuesit e naftës - Business Magazine Albania

Fundi i një epoke të artë për prodhuesit e naftës

Për dekada prodhuesit arabë të naftës janë gjendur në një situatë të vështirë. Kur çmimet bien, ata zotohen të zhveshin ekonomitë e tyre nga “të zezat”. Por çmimet e ulëta nënkuptojnë se ata nuk mund të përballojnë reforma të kushtueshme. Pastaj prodhimi bie, kërkesa rritet dhe çmimet fillojnë kthimin e tyre të pashmangshëm. Thesaret janë përsëri të ndezura dhe presioni për reformë zhduket.

Privatisht, disa zyrtarë tani pyesin nëse ky cikël ka mbaruar, duke i bërë reformat e nevojshme të pashmangshme. Rënia e kërkesës e shkaktuar nga COVID-19 shpuri bëri që nafta e papërpunuar Brent të kapë shifrën deri në 21 dollarë për fuçi në vitin 2020. Çmimet do të rikuperohen pak në 2021, ndoshta duke kaluar kufirin e 50 dollarëve. Megjithatë, ato nuk do të shkojnë shumë më lart. Shumica e shteteve që prodhojnë naftë në Lindjen e Mesme, do të jenë akoma të paaftë të ekuilibrojnë buxhetet e tyre.

Arabia Saudite, prodhuesi më i madh i rajonit, do të vazhdojë me kërkimin e saj për të ardhura jo-naftë. Vitin e kaluar ajo trefishoi taksën e vlerës së shtuar në 15%. Sauditët që shpresuan se rritja ishte e përkohshme do të zhgënjeheshin kur mësuan se nuk ishte kështu. Akoma, deficiti do të zgjerohet. Kontraktorët do të luftojnë me pagesa të vonuara për punët e sektorit publik. Megjithatë, mbretëria do të vazhdojë përpara me megaprojektet e saj, të tilla si Neom, një qytet i teknologjisë së lartë  500 miliardë dollarë në shkretëtirën veri-perëndimore dhe një resort i planifikuar në Detin e Kuq më i madh se disa vende europiane bashkë. Ai gjithashtu do të detyrojë më shumë emigrantë të dalin jashtë tregut të punës, duke liruar vende për qytetarët vendas, megjithëse me pagë të ulët.

LEXO: ANALIZA: Epoka e naftës arabe është thuajse në perëndim

Ndërkohë, një udhëtim nëpër Dubai gjatë natës do të jetë i frikshëm: blloqet e larta të apartamenteve dhe vila të bollshme do të qëndrojnë të errëta dhe bosh. Emiratet e Bashkuara Arabe do të humbin rreth 1 milion emigrantë, një e dhjeta e popullsisë së saj. Disa do të kthehen në shtëpi, pasi kanë humbur punën. Të tjerëve, pasi u është shkurtuar rroga, do të kthejnë familjet e tyre dhe do të vendosen në banesa më të vogla për të ulur kostot. Ndërtimet e reja do të shkaktojnë një rënie të mëtejshme të çmimeve të pronave, të cilat ranë me 10% në vitin 2020. Dubai të paktën do të përfitojë një rritje të vonuar nga nisja e World Expo në Tetor 2021.

Kuvajti do të përdorë tregjet e bonove për të mbyllur një deficit që mund të shkojë deri në 15% të PBB-së, duke rënduar brezat e ardhshëm me më shumë borxhe për të paguar për një sektor publik të madh. Bahrejni dhe Omani, tashmë të vlerësuar si mbetje, do ta kenë më të vështirë për të marrë hua. Jashtë Gjirit, pamja duket akoma më e zbehtë. Iraku do të shkurtojë shpenzimet për të mbuluar listën e pagave të tij. Rezervat e huaja të Algjerisë, një shumë mbresëlënëse prej 200 miliardë dollarë në 2014, do të bien nën 40 miliardë dollarë.

Nuk do të ketë asnjë përmirësim. Kërkesa për naftë do të mbetet në depresion. Nga ana e furnizimit, anëtarët e OPEC + që respektuan kufijtë e rreptë të prodhimit në vitin 2020 do të nxisin më shumë ofertë për të përfituar në tregu. Edhe politika e Biden do të bëjë të sajën. Mbretërit dhe ministrat më në fund do ta kuptojnë se duhet të ristrukturojnë ekonomitë e tyre. Ata gjithashtu do të pyesin nëse është tepër vonë.

ECONOMIST

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0