Frymezohuni me Business Magazine, revisten e pare dixhitale te Infoalbania - Business Magazine Albania

Frymezohuni me Business Magazine, revisten e pare dixhitale te Infoalbania


Business Magazine (http://infoalbania.al/businessMag) eshte revista e pare dixhitale (e-magazine) me e re e cila sapo ka dale. Ajo eshte produkt i Infoalbania (www.infoalbania.al).

Ajo  do te vije tek ju çdo muaj me lajmet me te fresketa  dhe me sensacionalet nga fusha e biznesit, teknologjise, bankave, parave, Bashkimit Europian, udhetimeve dhe aventurave qe te shtojne adrenalinen si dhe kurioziteteve te ndryshme.

Business Magazine  do te jete doza juaj mujore e frymezimit per te ecur perpara! Ne kete numer te pare ne do tju servirim  nje material interesant per pese femrat me te pasura ne bote te cilat pavaresisht fatit se kane trasheguar pasuri te medha nga familjet e tyre, kane punuar fort per ti bere kompanine te ecin perpara me te njejtin vrull.  Mes tyre ka edhe nga ato  qe kane trasheguar veç  kapitalin fillestar dhe merita e tyre ka qene ta ngrene  kompanine ne qiell me fuqine dhe zgjuarsine e tyre.

E ne fakt  lind pyetja se kush eshte ai tregues qe tregon mundesite se kjo femer a ky mashkull  do te behet i/e pasur? Kesaj pyetje do ti jape pergjigjje nje shkrim teper original brenda kesaj reviste.

E per te qendruar tek fusha e biznesit, nuk do te mungojne keshillat e vyera te Sir Richard Branson, CEO i Virgin Group. Sipermarresi anglez, qe nuk e di kuptimin e fjales rrezik, do te na bejme te kuptojme se ku ndryshon nje drejtues nga nje shef.

 

Biznesi shkon paralel me teknologjine. Se çfare ka ne plan Apple per 2015 do te shuaje kuriozitetin tuaj. Ndersa per te apasionuarit e Facebook, themeluesi i i saj, Mark Zuckerberg, vjen me interesant se kurre. Ai nenvizon edhe njehere rregullin e pashkruar se sa me i pasur, aq me i thjeshte ne sjellje e paraqitje.

Nje prurje interesante ne kete reviste do te jete edhe Kendi i BE-se. Ministri i Jashtem Shqiptar, Ditmir Bushati, do te flase ne nje interviste ekskluzive per Infoalbania per perpjekjet e diplomacise shqiptare per te ecur me ritme me te shpejta drejt reformave integruese kete vit te ri ndersa zbulon se cdo te sjelle 2015 per sherbimin diplomatik shqiptar.

Kendi i BE-se ofron edhe nje interviste tjeter te cilen po ua leme juve ta zbuloni! Ashtu siç do te jene edhe shume shkrime te tjera ne kete numer te pare te Business Magazine!

Ne ju ftojme ta lexoni revisten tone dhe te na jepni sygjerimet tuaja te vyera!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0