Frika prej pandemisë dhe rritja e çmimeve po nxitin vendet të grumbullojnë ushqim - Business Magazine Albania

Frika prej pandemisë dhe rritja e çmimeve po nxitin vendet të grumbullojnë ushqim

Furia e blerjeve të koronavirusit ka arritur në nivelin qeveritar ndërsa vendet kanë filluar tashme të grumbullojnë ushqime nga frika se efekti i pandemisë në zinxhirët e furnizimit global mund të shkaktojë rritje të çmimeve. Kombet e varura nga importi i ushqimit duket se janë më të shqetësuarit për mungesat e mallrave bujqësore pasi numri i infeksioneve vazhdon të rritet. Për shembull, Egjipti, importuesi më i madh i grurit globalisht, rriti blerjet me pothuajse 40 përqind nga viti në vit midis korrikut dhe gushtit. Zyrtarët vendas më herët i thanë Reuters se Kajro dëshiron të ketë “të mira thelbësore” të mjaftueshme për jo më pak se gjashtë muaj, si një masë paraprake në rast izolimi.

Shumica e furnizimeve me grurë të Egjiptit vijnë nga Rusia, e cila prezantoi një kuotë të eksportit të grurit në gjysmën e parë të këtij viti për të mbrojtur tregun e saj të brendshëm. Masa u konsiderua alarmante pas pasigurisë së koronavirusit, por analistët thanë se bota nuk do të mbetet pa grurë rus pasi mund të gjenden furnitorë alternativë. Jordania gjithashtu ka rritur blerjet e grurit. Sipas një raporti të Bloomberg, rezervat e grurit në vend arritën një rekord 1.35 milion tonë. Ndërsa kjo është e mjaftueshme për të mbuluar nevojat e vendit për një vit e gjysmë, qeveria po shqyrton shtimin akoma më shumë të ushqimit në rezervat e saj strategjike për të ardhmen.

LEXO: Familjet shqiptare shpenzuan më pak për ushqime në 2019

Në fillim të këtij viti, Emiratet e Bashkuara Arabe importuan 4,500 lopë nga Uruguai për të njëjtën arsye. Shteti deklaroi tha se ishte vetëm dërgesa e parë e tillë dhe ishin të vendosur të vazhdonin edhe në të ardhmen. “Covid-19 ka detyruar konsumatorët të kalojnë nga menaxhimi i inventarit në kohë në një qasje më konservatore”, thanë analistët e Bankës së Amerikës, cituar nga Bloomberg. “Rezultati është që konsumatorët po mbajnë më shumë inventar si një masë paraprake kundër ndërprerjeve të furnizimit në të ardhmen.”

Hapa të ngjashëm u ndërmorën nga Maroku dhe Pakistani. Megjithatë, analistët vunë në dukje se disa nga importet e rritura vijnë nga dëshira e kombeve për të blerë mallra paraprakisht për të shmangur pagesën më vonë. Blerjet e gjera të kombinuara me faktorë të tjerë, duke përfshirë kërkesën e fortë nga Kina, e cila është përballur në të kaluarën me përmbytje dhe mot të keq, tashmë kanë rritur çmimet.

RT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0