Frika nga telefonatat po shkatërron karrierën e Gen Z, çfarë është... - Business Magazine Albania

Frika nga telefonatat po shkatërron karrierën e Gen Z, çfarë është “telefobia”?

Nëse për brezat e mëparshëm telefonatat ishin pjesë e përditshmërisë, për të rinjtë e sotëm ato janë kthyer në burim stresi dhe ankthi. Ky fenomen quhet “telefobi” dhe po përhapet me shpejtësi, veçanërisht tek gjenerata Z, brezi i rritur plotësisht në epokën digjitale.

Sipas një studimi britanik, 56% e të rinjve stresohen nga një telefonatë, duke e lidhur automatikisht me lajme negative apo situata të pakëndshme. Ndërkohë, 23% shmangin t’i përgjigjen telefonit edhe kur thirrja është e rëndësishme, përfshirë kontaktet nga punëdhënësit apo intervistat për punë.

Frika rritet edhe më shumë kur bëhet fjalë për numra të panjohur. 68% e të rinjve refuzojnë telefonatat nga numra që nuk i njohin, shpesh nga frika e mashtrimeve apo thirrjeve të krijuara nga inteligjenca artificiale.

Sipas psikologes Dr. Charlotte Armitage, telefobia lidhet drejtpërdrejt me ankthin social. Ndryshe nga brezat e mëparshëm, të rinjtë sot preferojnë komunikimin me mesazhe, duke shmangur kontaktin verbal që kërkon reagim të menjëhershëm.

Fenomeni është bërë aq serioz, sa disa institucione arsimore në Britani kanë nisur trajnime speciale për komunikimin telefonik, për të ndihmuar të rinjtë të fitojnë vetëbesim dhe aftësi profesionale.

Ekspertët paralajmërojnë se, edhe në epokën e teknologjisë, aftësia për të komunikuar drejtpërdrejt mbetet thelbësore për suksesin në karrierë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0