Frigoriferi qe punon pa energji elektrike, Freeijis - Business Magazine Albania

Frigoriferi qe punon pa energji elektrike, Freeijis


Tashme gjithcka pritet nga duart e njeriut, edhe nje frigorifer pa energji elektrike. Nje risi teknologjike me te vertete funksionale dhe ideale jo vetem prej mungeses se energjise elektrike dhe tubave te ujit, por edhe per ata qe preferojne te kursejne.

Keshtu pas lavatrices qe lan pa uje, ja frigoriferi qe ftoh pa nevojen e lidhjes me korrentin. Per te funksionuar frigoriferi i vecante, Freeijis, perdoren teknologji te thjeshta, apo ‘evaporating cooling’, ne fillim eshte perdorur ne vendet ne zhvillim, pra Afrike dhe Indi.

Behet fjale per nje parim shume te thjeshte, identik si djersitja qe tenton te ule temperaturen e trupit tone. Parimi i avullimit ka qene i lidhur me parimin baze te termodinamikes, me materiale qe quhen PCM, qe jane materiale smart.

Materialet smart jane materialet qe ndryshojne fazen, te tille si dylli qe ndryshon gjendjen, apo kalimi nga gjendja e ngurte ne te lengshem, pa humbur cilesine e tij.

Nga keto parime eshte gjeneruar sistemi i ftohjes qe ka marre emrin Freeijis, pikerisht te frigoriferit. Frigoriferi i vecante me kursim energjie mund te merret ne kontekste te ndryshme, sidomos ne ambjentet ushqimore. Mund te perdoret ne ambjentet e brendshme apo per transporte ushqimesh.

Por nuk eshte vetem per fushen e ushqimeve ky frigorifer magjik. Mund te perdoret edhe ne zonat tropikale, apo ku klima eshte e thate per te transportuar ilacet.

Projekti i frigoriferit pa lidhje me korrentin eshte realizuar nga Caterina Falleni, nje studente italiane 24 vjecare, nga Livorno, fale te cilit ka perfituar nje burse studimi ne qendren e kerkimit Nasa Ames, ne Singularuty University.

Ne SHBA studentja eshte perfshire ne nje tjeter studim bashke me nje koleg amerikan, per nje projekt rreth fushes se bioteknologjise. Endrra eshte qe te behet realitet projekti i frigoriferit pa energji elektrike, mbase ne token e saj, ne menyre per te promovuar zbulimin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0