Freskida Halilaj : Nga suksesi në Amerikë tek vizioni në krye të IdentiTek, njihuni me drejtoreshën e 'Pasaportave' - Business Magazine Albania

Freskida Halilaj : Nga suksesi në Amerikë tek vizioni në krye të IdentiTek, njihuni me drejtoreshën e ‘Pasaportave’

Freskida Halilaj

Nga Fatima Gorezi

Prej disa muajsh Freskida Halilaj është në krye të IdentiTek. Edhe pse e re në moshë, ajo vjen nga një përvojë e pasur në menaxhim dhe drejtim, e cila e ka formësuar edhe më shumë duke i dhënë të gjitha cilësitë e duhura për të udhëhequr me vendosmëri, pasion dhë përkushtim. Nga kuponi elektronik tek Digital ID duket se vizioni i saj është që të sjellë jo vetëm një frymë perëndimore në IdentiTek, por edhe të jetë pararojë në teknologji dhe inovacion në rajon.  Kjo intervistë e sjell më afër lexuesve dhe publikut drejtoreshën e IdentiTek e cila është një shembull për shumë vajza e gra që me kurajo mund t’ia dalin të jenë një zë i fuqishëm edhe në sektorë të dominuar tradicionalisht nga burrat.

Si ishte fillimi juaj në IdentiTek pas rikthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Që nga dita e parë në IdentiTek jam ndier në vendin e duhur, ku biznesi, administrata dhe inovacioni bëhen bashkë për të të rritur dhe sfiduar. Rikthimi nga SHBA ishte një miks emocionesh. Nga njëra anë, isha e motivuar dhe e frymëzuar pas një eksperience të jashtëzakonshme në Silicon Valley, ndërsa nga ana tjetër, ekzistonte paqartësia: a do të gjeja hapësirë në Shqipëri për të implementuar vizionin tim? A do të kishte vend për ambiciet e mia? Megjithatë, eksperienca ime në Amerikë u bë një avantazh i madh për pozicionimin tim si drejtore e IdentiTek, por edhe IdentiTek është vendi perfekt për të realizuar vizionin tim. Pra ndodh edhe kështu që gjërat të bëhen bashkë në vendin dhe momentin e duhur. Unë jam mirënjohëse që ndodhem pikërisht aty ku e kam vizualizuar dhe dëshiruar të jem.

IdentiTek ka ndërmarrë disa iniciativa të reja nën udhëheqjen tuaj. Çfarë pritet të shohim më tej? Ka ndonjë projekt që ju emocionon veçanërisht?
Në fillim të muajit prill do të nënshkruajmë një nga arritjet tona më të rëndësishme: zyrtarizimin e Shqipërisë si vendi i 99-të në botë pjesë e ICAO PKD, një sistemi global që rrit sigurinë dhe besueshmërinë e pasaportave biometrike. Kjo do të thotë që pasaportat shqiptare tani mund të verifikohen më shpejt dhe më lehtë në pikat kufitare ndërkombëtare, duke lehtësuar lëvizjen dhe duke rritur sigurinë kundër falsifikimeve.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0