Frankfurti, Zemra e re financiare e Evropës?! - Business Magazine Albania

Frankfurti, Zemra e re financiare e Evropës?!


Reagimet e vendimit të Britanisë së Madhe për të lënë Bashkimin Europian ishin të shpejta prej Gjermanisë, një prej vendeve tё bllokut që e kundërshtoi fuqishëm daljen e saj. Liderat tani do të diskutojnë se si të parandalojnë një reagim zinxhir në shtetet e tjera europiane.

Zëvendës kancelari gjerman dhe Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ishte një prej të parëve që u përgjigj nëpërmjet Twitter, pak pasi u bë me dije se fushata e lëvizjes për të lënë BE-në kishte marrë mjaftueshëm vota: “Dreqin! Një ditë e keqe për Europën,” ka shkruar ai.

Rezultatet e referendumit të së Enjtes treguan se 52 për qind e britanikëve votojnë të lënë BE-në, një vendim që e tronditi paundin britanik në nivlet më të ulëta dhe ushqeu pasigurinë rreth të ardhmes së ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar.

“Tani duhet të shikojmë përpara dhe të pranojmë situatën,” ka thënë ministri gjerman i financave Wolfgang Schäuble, një mbështetës fanatik i projektit europian. “Së bashku duhet të pranojmë vendimin e miqve britanikë.”

Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, gjithashtu shprehu zhgënjimin e tij mbi votimin, që tregoi një ndarje të qartë midis votuesve të rinj, të cilët në ishin masivisht pro qëndrimit në BE, dhe votuesve më të rinj që votuan të dilnin.

Carsten Brzeski, kryeekonomisti për bankën ING-Diba postoi një foto në Twitter të horizontit të Frankfurtit herët në mëngjes me mbishkrimin: “Zemra e re financiare e Evropës?”

Frankfurti-Zemra-e-re-financiare-e-Evropës-businessmag

Një nga pyetjet më të mëdhaja të hapura është nëse lëvizjet populiste në Evropë, ai ato në Francë dhe Hollandë, do të ndihen të fuqizuara nga votimi i britanikëve dhe nëse do të bëjnë thirrje për referendum mbi pjesëmarrjen në BE.

Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, tha se do të fliste me kancelaren gjermane Angeka Merkel, mbi mënyrën më të mirë për të evituar vendet e tjera qё tё bëjnë thirrje për dalje nga Europa, por ai shton se sipas tij nuk do të ndodhё një “reagim zinxhir.”

Industrialistët e fuqishëm të Gjermanisë gjithashtu kishin paralajmëruar britanikët që të mos largoheshin, duke thënë se do të kishte kthim katastrofik prapa për ekonominë. Vetëm gjysma e automobilave britanikë, për shembull eksportohen në shtetet e BE-së.

Duke folur për industrinë gjermane të makinave, ‘German Association of the Automobile Industry’ (VDA) tha se shpresonte se dalja e Britanisë nuk do të shkaktonte barriera të mëdha tregtimi mes MB dhe kontinentit europian.

BMW ka thënë në një deklaratë se, “nuk presim një ndikim të menjëhershëm mbi aktivitetet tona në Britaninë e Madhe.”

Volkswagen gjithashtu ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se “(kompania) është e pozicionuar mirë për t’iu përshtatur ndryshimeve ekonomike dhe kushteve politike.”

 

/Deutsche Welle

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0