France 24: Turistët udhëtojnë në tunele të fshehta të paranojës së epokës komuniste në Shqipëri - Business Magazine Albania

France 24: Turistët udhëtojnë në tunele të fshehta të paranojës së epokës komuniste në Shqipëri

Duke gjarpëruar nën një fortesë në Shqipërinë e Jugut, një rrjet tunelesh i fshehtë i ndërtuar gjatë epokës komuniste fsheh sekretin dhe paranojën që përcaktoi sundimin e gjatë të tiranit Enver Hoxha. Sot komunizmi është zhdukur dhe bunkeri ushtarak është një atraksion turistik, që ende tërheq vizitorë  gjatë pandemisë, kur temat e frikës, izolimit dhe mbylljes janë në modë. Ky tunel nëntokësor i njohur tashmë si tuneli i Luftës së Ftohtë, është pjesë e një projekti të gjerë dhe të kushtueshëm “bunkerizimi” të drejtuar nga Hoxha, i cili kishte frikë nga pushtimi i huaj gjatë qeverisjes së tij izoluese 40-vjeçare.

Për të fortifikuar shtetin e izoluar, ai ndërtoi më shumë se 170,000 bunkerë ushtarakë në të gjithë Shqipërinë. Shumica janë struktura të vogla në formë kupole, të ndërtuara si stacione roje për ushtarët, , që ende shfaqen në peisazhin e sotshëm. Struktura nëntokësore e ngulitur poshtë kështjellës së qytetit të lindjes së Hoxhës, Gjirokastrës, në jug të vendit, është një ndër më mbresëlënëset. Sot është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ekipet e ndërtimit punuan në fshehtësi për t’u siguruar që askush nuk kishte dijeni për tunelin 1,500 metra të gjatë, për të vendosur komandën ushtarake në rast të një sulmi të huaj në tunelin. Ai u rizbulua pas rënies së komunizmit në vitet 1990 dhe që atëherë është kthyer në një atraksion turistik. Ndërsa Covid-19 i ka dhënë një goditje të rëndë sezonit turistik të Shqipërisë, rreth 300 vizitorë që mbanin maska ​​eksploruan tunelin nëntokësor këtë verë, përfshirë Alexandre Benlalam, një inxhinier  39-vjeçar nga Parisi. “Sot ne po vizitojmë këtë bunker për të reflektuar dhe menduar për periudhën e trishtuar që po jetojmë me pandeminë, ne jemi privuar nga disa liri, liria për të prekur njëri-tjetrin, për të folur me njëri-tjetrin, për t’u takuar.”- është shprehur ai për AFP. “Kufizimet e sotme janë në drejtimin e duhur.”- megjithatë, shtoi ai, në kundërshtim me privimet nën diktaturën e hekurt të Hoxhës.

‘Raportimi’ i një lufte imagjinare

Ndërsa tashmë muret e tunelit po shkatërrohen dhe mobiliet e vjetra të lëna pas janë të mbuluara me pluhur, vendi fillimisht ka qenë shumë i sofistikuar. Korridoret kanë lidhur vendin e bombave bërthamore dhe zyrat për komandën ushtarake, policinë sekrete, prokurorët dhe një gjykatë, shpjegoi Astrit Imeri, një ish-oficer ushtarak 67-vjeçar, ndërsa vizitonte vendin e fshehtë nëntokësor.

Janë ndërtuar hapësira shtesë për operacione përgjimi, konvikte, një furrë buke, rezervuar uji dhe kallashnikovë dhe  pistoletë “TT” për t’u përdorur kundër armikut. “Tuneli kishte të gjitha burimet për të qëndruar atje jo vetëm për disa orë, por për ditë dhe javë.”- u shpreh Imeri.

Ai ishte ndër ata që morën pjesë në stërvitjet ushtarake të mbajtura brenda tuneleve për t’u përgatitur për një luftë. Vendasit u thirrën gjithashtu për të marrë pjesë, duke përfshirë Engjëll Serjani, 60 vjeç, një gazetar radioje, i cili kujton se duhej të “mbulonte” një konflikt të trilluar në mes të viteve 1980 si pjesë e stërvitjeve. “Ne në fakt duhet të informonim për  sulme, vdekje, dëmtime në front dhe të përgatisnim programe speciale.”- ka thënë ai për AFP.

“Nga bunkerët te kafenetë”

Pas rënies së komunizmit në 1990, bunkerët e Shqipërisë u braktisën kryesisht, ndërsa disa zona ranë viktima të plaçkitësve. Në vitet e fundit, disa prej bunkerëve janë shndërruar në kafene, depo ose shtëpi për të pastrehët. Vendndodhja në Gjirokastër është tani një nga atraksionet kryesore turistike të “qytetit të gurit”. Turizmi është rritur në mënyrë të vazhdueshme që kur Shqipëria, pas shumë kohësh e shkëputur nga bota u hap për vizitorët të tërhequr më shumë nga plazhet, malet, kuzhina dhe historia e saj unike. Por këtë vit  turizmi ra  në mënyrë dramatike për shkak të pandemisë, me një humbje prej një miliard euro. Ministria e turizmit raportoi një ulje prej 64% nga janari në korrik, me 1,690,000,000 më pak vizitorë të huaj krahasuar me 2019.

“Qyteti i Gjirokastrës u vizitua vetëm nga  22,000 turistë deri në fund të gushtit krahasuar me 120,000 vitin e kaluar. Grupet e vogla të turistëve që enden nëpër rrugicat atje “japin një dritë shprese.”- tha Maksim Hoxha, presidenti i dhomës së tregtisë të qytetit. “Gjirokastra gjithmonë ka diçka për të ofruar”

France 24

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0