Franca ndërton një fshat të posaçëm për të sëmurët me Alzheimer - Business Magazine Albania

Franca ndërton një fshat të posaçëm për të sëmurët me Alzheimer


Ka filluar puna në Francë për ndërtimin e “fshatit të  Alzheimer”. Me këtë eksperiment Franca synon të përmirësojë jetën e njerëzve me Alzheimer (një çrregullim progresiv që dëmton dhe shkatërron qelizat e trurit, duke çuar në humbjen e kujtesës).

Kompleksi i veçuar do të ndërtohet në Dax të Francës. Ai parashikohet të ketë një qendër shëndetësore, një supermarket, bibliotekë dhe sallon bukurie, palestër dhe fermë.

120 banorët që do të jetojnë në këtë fshat do të kenë lirinë për të lëvizur në mënyrë të sigurtë brenda tij, i cili do të dizejnohet në mënyrë që të mund t’i orientojë banorët.

Banorët do të jetojnë në shtëpi të vogla, të përbashkëta, të organizuara në katër lagje, së bashku me 100 kujdestarë dhe 12 vullnetarë, të cilët do të organizojnë aktivitete.

Një ekip studiuesisht do të jenë pjesë e fshatit. Ata do të jetojnë aty për të kryer hulumtume mes efekteve që do të japë kjo zgjidhje krahasuar me azilin e të moshuarve.

I financuar nga qeveria franceze, fshati pritet të kushtojë gati 29 milionë euro.

Sipas the Telegraph, fshati pritet të bëhet i jetueshëm në fund të vitit të ardhshëm.

Objektivi i kësaj sipërmarrje është të krijohet një ndjenjë normaliteti tek të sëmurët dhe të sigurohet një lidhje e vazhdueshme mes pacientëve me Alzheimer dhe strukturave të kujdesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0