Franca ndërhyn në treg. Vendos kufirin 15% për rritjen e çmimit të energjisë - Business Magazine Albania

Franca ndërhyn në treg. Vendos kufirin 15% për rritjen e çmimit të energjisë

Nga viti i ardhshëm, qeveria franceze do të kufizojë në 15% rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe gazit për ngrohje për konsumatorët familjarë. Vendimi u bë publik nga Kryeministrja Elizabet Borne, e cila saktësoi se vendimi hyn në fuqi për faturat e konsumit që nga Janari 2023.

Përllogaritet që me këtë masë, familjarët të paguajnë mesatarisht 25 Euro më shumë në muaj për faturat e gazit dhe 20 Euro për energjinë elektrike. Me rritjen marramendëse aktuale, familjarët paguajnë deri 200 Euro më shumë për faturat e energjisë.

Lexo edhe: Qeveria gjermane miraton lehtësi për të papunë dhe të pasu

Një tjetër lehtësi që krijon qeveria franceze është çeku mujor prej 200 Euro që u jepet familjeve të varfëra për të përballuar çmimet e rritura të energjisë prej sulmit rus në Ukrainë. Çeku u vjen në ndihmë 12 milionë familjeve dhe është pjesë e paketës financiare me vlerë 16 miliardë Euro.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0