Franca ndalon Microsoft Teams dhe Zoom për mbledhjet shtetërore - Business Magazine Albania

Franca ndalon Microsoft Teams dhe Zoom për mbledhjet shtetërore

Franca ka njoftuar se do të zëvendësojë platformat amerikane Microsoft Teams dhe Zoom me platformën e saj të zhvilluar brenda vendit, Visio, e cila do të përdoret në të gjitha departamentet qeveritare deri në vitin 2027.

Ky hap është pjesë e strategjisë franceze për të reduktuar varësinë nga ofruesit e huaj të softuerëve, sidomos amerikanë, dhe për të rivendosur kontrollin mbi infrastrukturën digjitale kritike. David Amiel, ministër për shërbimin civil dhe reformën e shtetit, theksoi: “Qëllimi është të mbarojmë përdorimin e zgjidhjeve jo-europiane dhe të garantojmë sigurinë dhe konfidencialitetin e komunikimeve elektronike publike.”

Visio është pjesë e planit Suite Numérique, një ekosistem digjital i mjetëve sovrane që synon të zëvendësojë shërbime amerikane si Gmail dhe Slack për përdorim nga shërbimet publike. Platforma përfshin edhe transkriptim takimesh me inteligjencë artificiale dhe funksion diarizimi të folësve, me teknologji të start-up-it francez Pyannote, dhe është e hostuar në cloud-in sovran të kompanisë franceze Outscale, nënshkruar e Dassault Systèmes.

Lexo edhe: Robotët Optimus të disponueshpëm për publikun deri më 2027

Qeveria franceze pret që kalimi në Visio të ulë kostot e licencave dhe të kursen deri në 1 milion € në vit për çdo 100,000 përdorues. Ky vendim vjen gjithashtu pas shqetësimeve të Europës për varësinë nga infrastruktura amerikane pas ndërprerjeve të cloud-it vitin e kaluar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0