Presidenti francez Emmanuel Macron ka shpallur vendimin për mbylljen e dytë kombëtare të Francës. Mbrëmjen e së martës presidenti Macron deklaroi një izolim të dytë kombëtar, i cili parashikon mes të tjerash dhe ndalimin e udhëtimit të qytetarëve midis rajoneve, shkruan DW.
Macron deklaroi se nga e premtja qytetarët do të lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për punë emergjente dhe për arsye shëndetësore.
Shifrat e pakontrollueshme tashmë të rasteve të reja me koronavirus kanë detyruar autoritetet në Francë t’iu rikthehen masave shtrënguese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë.
Lideri francez bëri me dije se bizneset jo të domosdoshme, si restorantet dhe baret do të mbyllen.
Viktimat nga COVID-19 në Francë arritën në 500 gjatë 24 orëve të fundit dhe për këtë arsye autoritetet janë të vendosur të bëjnë gjithçka për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto