Nga Eni Muça – Çfarë ndodh kur dy sipërmarrëse që vijnë nga botë të ndryshme, njëra me fokus tek krijimi i impaktit përmes panaireve dhe tjetra tek ngritja e standardeve të shërbimit, përballen me të njëjtat pyetje mbi dështimin, vizionin dhe kaosin e të bërit biznes në Shqipëri?
Enejda Sheku dhe Valbona Begolli tregojnë se sipërmarrja nuk është një destinacion i qartë, por një proces i vazhdueshëm rritjeje, zgjedhjesh dhe përballjesh me realitete që ndryshojnë më shpejt se vetë planet.
Në këto pyetje të shkurtra, ato ndajnë ritualet e tyre të vogla, dilemat e mëdha, dhe filozofinë që i mban gjallë: çdo problem është një mundësi e maskuar në fakt dhe çdo dështim një udhëzim i heshtur drejt suksesit! Dy histori ndryshe, një e vërtetë e përbashkët: sipërmarrja ndërtohet duke mbajtur mendjen e kthjellët edhe kur gjërat nuk shkojnë siç duhet.
Enejda Sheku, CEO- Iceberg Exhibitions
Në ç’pikë e kuptuat që “këtu ka një mundësi sipërmarrjeje që nuk duhet humbur”?
Kur kuptova se eventet e specifikisht panairet nuk mund të ishin vetëm show, por duhej të prodhonin impakt të vërtetë në një audiencë të mirë-targetuar përmes një qasjeje sektoriale dhe të qëndrueshme.
Çfarë keni mësuar nga një dështim që ju ka ndryshuar si themeluese?
Kam mësuar se projekte të mira e të suksesshme serviren me përvojën e “mësimeve nga dështimet” që thjesht të bëjnë gati për momentin e duhur.
A jeni më shumë njeri i ideve apo njeri i zgjidhjeve të shpejta dhe praktike?
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto