Forumi i Dhomës Amerikane të Tregtisë/ Në tetor nis aplikimi i SEPA-s, ja çfarë pritet të ndodhë me Open Banking! - Business Magazine Albania

Forumi i Dhomës Amerikane të Tregtisë/ Në tetor nis aplikimi i SEPA-s, ja çfarë pritet të ndodhë me Open Banking!

Forumi i Dhomës Amerikane të Tregtisë/ Në tetor nis aplikimi i SEPA-s, ja çfarë pritet të ndodhë me Open Banking!

Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Banka e Shqipërisë organizuan sot forumin e biznesit “E ardhmja është tani: Si po riformëson inovacioni shërbimet financiare shqiptare në 2025”. Në këtë event morën pjesë anëtarë të Dhomës, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, përfaqësues dhe ekspertë të lartë nga Banka Qendrore, banka të nivelit të dytë, si dhe aktorë kryesorë të sektorit të biznesit në vend.

Ky forum i cili sjell vlera për komunitetin e biznesit dhe jo vetëm, nënvizoi dy momente kyçe të arritura nga Banka e Shqipërisë, pranimin në sistemin SEPA në nëntor të vitit të kaluar, dhënien e licensës së parë për Open Banking dhe kryerjen e transaksionit të parë në shkurt të këtij viti. Të dy këto momente historike në peisazhin e shërbimeve financiare në vendin tonë janë hapa konkret drejt integrimit të vendit në tregun evropian dhe tregojnë se Shqipëria është pararojë në rajon. Përfitimet ekonomike nga anëtarësimi në SEPA pritet të reflektohen në uljen e komisioneve ndërkufitare në euro, në zgjerimin e marrëdhënieve tregtare me BE-në, në zgjerimin e investimeve të huaja në vend etj.

Lexo edhe:Shqipëria hyn në epokën e Bankingut të Hapur – Transaksioni i parë i suksesshëm!

Në fjalën e tij guvernatori Sejko u ndal të theksonte se risitë teknologjike po ndryshojnë shërbimet financiare në Shqipëri dhe se hyrja në SEPA dhe Open Banking janë suksese që ndihmojnë në rritjen e përfshirjes financiare dhe nxitjen e rritjes ekonomike.

Komisionet për kryerjen e transaksioneve SEPA pritet të jenë ndjeshëm më të ulëta sesa ato aktuale. Vlerësojmë se vetëm nga ulja e komisioneve, kryerja e transaksioneve nëpërmjet  skemave SEPA do t’u kursejë agjentëve ekonomikë rreth 20 milionë euro në vitin e parë. Këto përfitime do të jenë të prekshme, pasi secili institucion financiar të aplikojë dhe të pranohet individualisht në skemat SEPA. Banka e Shqipërisë po udhëheq procesin e aderimit të çdo institucioni financiar, duke vepruar si urë lidhëse komunikimi dhe informacioni dhe duke monitoruar plotësimin e kritereve përkatëse. Institucionet shqiptare pritet të nisin aplikimet pranë EPC-së duke nisur nga muaji prill 2025. Bankat vendase janë angazhuar maksimalisht për plotësimin e kritereve teknike dhe ligjore, ku duhet të them, disa prej tyre kërkojnë investime të konsiderueshme financiare. Megjithatë, mbetemi besimplotë se qytetarët dhe bizneset shqiptare do të mund të kryejnë transaksione SEPA duke nisur nga muaji tetor.” – u shpreh Sejko.

Si organizatë biznesi, ne e kuptojmë rëndësinë e rolit tonë në promovimin dhe zbatimin e Open Banking brenda komunitetit të biznesit. Duke informuar dhe edukuar anëtarët tanë mbi përfitimet e tij, ne synojmë të ndihmojmë në transformimin e operacioneve financiare,” tha Neritan Mullaj, Drejtor Ekzekutiv i AmCham Albania, gjatë fjalës së tij përshëndetëse.

Pjesë e forumit ishte edhe një panel i moderuar nga Lindita Shomo, Kryetare e Komitetit Digjital AmCham dhe Drejtore Ekzekutive e EasyPay, me pjesëmarrjen e Deniz Deralla, Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes, Banka e Shqipërisë, Ledia Bregu, Drejtore e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës, Banka e Shqipërisë, Elton Çollaku, Anëtar i Bordit AmCham, Administrator I Unioni Financiar Tiranë dhe Marin Gjonaj, Anëtar Premium i AmCham, Kryetar i Bordit Drejtues, Gjonaj Group Holding.

Moderuesja e takimit Znj.Lindita Shomo shpjegoi prakticitetin e Open Banking dhe mënyrën se si biznesi mund të përfitojnë nga ky sistem pagese si edhe nevojën për informim me të cilën duhet të shoqërohet ky proces nisur dhe nga eksperienca e institucionit financiar që ajo drejton, Easy Pay. Ekspertët e Bankës së Shqipërisë, zoti Dralla dhe zonja Bregu folën mbi sistemin rregullator që rregullon Open Banking dhe transaksionet në zonën SEPA duke përcjellë elementë të rëndësishëm në zbatimin në praktikë.

Z. Çollaku, anëtar i Bordit Drejtues të Dhomës Amerikane, dhe njëkohësisht drejtues i Unionit Financiar Tiranë u shpreh se Shqipëria ka shënuar një përparim të ndjeshëm në raport me fqinjët në zbatimin e këtyre proceseve duke u vendosur në të njëjtin nivel me vendet e BE-së.

Si përfaqësues i bizneseve në sektorin e telekomunikacionit, Z. Marin Gjonaj gjatë fjalës së tij u shpreh se “Shërbimet e pagesave dhe të gjitha transaksioneve online janë më se të domosdoshme në këtë kohë kur bizneset e Shqipërisë punojnë dhe konkurojnë në arenën ndërkombëtare, siç janë kompanitë e Gjonaj Group. Jam i bindur se përshpejtimi i Open Banking  dhe veçanërisht SEPA do i ndihmojë për mirë bizneset se do ulë kostot dhe do u japë frymëmarrje operacioneve të tyre ndërkombëtare”.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0