Forumi Ekonomik Global, Shqipëria ngjitet 13 vende në renditjen globale - Business Magazine Albania

Forumi Ekonomik Global, Shqipëria ngjitet 13 vende në renditjen globale


Renditja e Shqipërisë në raportin e konkurrueshmërisë globale u përmirësua ne 13 vende krahasuar me vitin e kaluar. Forumi Ekonomik Global publikoi raportin e radhës të konkurrueshmërisë globale për vitin 2016-2017. Raporti, e rendit Shqipërinë të 80-ën në 138 vende të marra në studim. Ky është vlerësimi më i mirë në 5 vjet, ndërsa një vit më parë Shqipëria klasifikohej e 93-ta.

Sipas raportit, vlerësimi i ekonomisë shqiptare është përmirësuar nga 3.93 pikë që ishte një vit më parë, në 4.06 pikë në një sistem vlerësimi, ku 1 është ekonomia më e dobët ndërsa 7 konsiderohet ajo më konkurruesja.

Forumi Ekonomik Global vëren se Shqipëria ka shënuar përmirësim në 3 nga 4 shtyllat kryesore, që janë fuqizimi i institucioneve, ambientin makroekonomik dhe shërbimin shëndetësor dhe ai arsimor. Sipas Forumit Ekonomik Global, me këtë renditje ekonomia shqiptare ka lënë pas për nga konkurrueshmëria shumicën e vendeve të rajonit, përfshirë, Greqinë, Serbinë Malin e Zi dhe Bosnjën.

Pjesë e indeksit të konkurrueshmërisë është edhe një vlerësim i detajuar për çdo vend mbi faktorët më problematik të biznesit. Sipas Forumit Ekonomik Global në shqipëri bizneset konsiderojnë si faktorin më problematik korrupsionin. në vendin e dytë renditen barra e taksave dhe në vendin e tretë mungesa e forcës së kualifikuar punëtorë.

Raporti i konkurrueshmërisë globale konsiderohet si një nga treguesit më të plotë mbi gjendjen e një ekonomie duke integruar brenda tij mbi 140 indekse, nga ambienti makroekonomik tek zhvillimi i infrastrukturës dhe treguesit human e social.

Burimi: top-channel.tv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0