Forumi Ekonomik Botëror: Shqipëria ndër shtetet më të mira për infrastrukturën e energjisë - Business Magazine Albania

Forumi Ekonomik Botëror: Shqipëria ndër shtetet më të mira për infrastrukturën e energjisë


Në kuadër të trendeve të fundit dhe të tranzicionit që po ndërmerr energjia, Indeksi i Performancës së Infrastrukturës së Energjisë 2016 mundëson, përmes disa treguesve, vëzhgimin e progresit si dhe ofrimin e perspektivave të reja që sfidojnë ekonomi të ndryshme në botë.

Përpiluar nga Forumi Ekonomik Botëror, ky raport e rendit vendin tonë në top 20 shtetet më të mira botërore për nga infrastruktura e energjisë.

Shqipëria gjendet në vendet kryesore të listuara për nga pikët më të larta të këtij studimi, e renditur e 17-ta nga 125 ekonomi të ekzaminuara, duke lënë shumë pas vende të tjera të rajonit si Serbia, e 74-ta dhe Bosnja e Hercegovina, e 94-ta. Por, duket se krahasuar me një vit më parë, vendi ynë ka humbur 2 shkallë. Një ndër indikatorët e përmirësuar të vendit tonë është, sipas raportit, nxitja e gjenerimit të energjisë elektrike të dekarbonizuara, gjë që reflektohet në rezultatet mesatare të qëndrueshmërisë mjedisore.

Sipas raportit, tre vendet me performancën më të mirë janë: Zvicra, Norvegjia dhe Suedia. Tre të fundit janë: Jemeni, Libia, Bahreni.

Studimi është mbështetur në treguesë si të dhënat e përgjithshme, ripërdorja, cilësia, mbulimi, përshtatja etj. ndërsa tre kapilarët kryesorë të marrë në konsideratë janë zhvillimi ekonomik, përshtatja e mjedisit dhe aksesi në energji.

Raporti i përpiluar nga Forumi Ekonomik Botëror, pavarësisht renditjes, jep disa sugjerime për shtetet e ekzaminuara, përfshirë edhe Shqipërinë:

– Pavarësisht përpjekjeve të konsiderueshme të politikave në mbarë botën, të progresit në përmirësimin e intensitetit të energjisë, ende një pjesë e tyre nuk kanë arritur zhvillimin e duhur.

– Kalimi në një sistem me më pak energji të karbonit intensiv po ndodh, por ngadalë – më shumë se një e treta e vendeve kanë një përqindje prej 10 % të burimeve jo-karbon në furnizimin e përgjithshëm i energjisë primare.

– Varësia nga importi është në rritje në shumë vende, megjithatë duket se kjo pikë po përmirësohet, përmes rritjes së diversitetit të furnizimit, me një mesatare prej 0.69 për këtë tregues.

– Qasje në Energji (aksesi) mbetet një sfidë e rëndësishme për numrin e ekonomive më pak të avancuara.

 

/Tema/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0