Forumi Ekonomik Botëror: Cilësia e infrastrukturës, Shqipëria e parafundit në rajon - Business Magazine Albania

Forumi Ekonomik Botëror: Cilësia e infrastrukturës, Shqipëria e parafundit në rajon


Infrastruktura e zhvilluar është një ndër faktorët kryesore që çon në zhvillimin dhe forcimin e ekonomisë së një vendi. Transport efektiv, energji dhe rrjet komunikimi krijon kushtet e duhura për bizneset që të rriten dhe të funksionojnë normalisht brenda një ekonomie.

Sipas të dhënave për vitin 2015, Shqipëria qëndron në vendin e 88 nga 140 ekonomi botërore për cilësinë e infrastrukturës. Vendi ynë rankohet vetëm më mirë se sa Bosnja dhe Hercegovina, e cila është e 103 në botë. Ndërsa infrastrukturën më të mirë në rajon e ka Mali I Zi, e renditur e 73 në botë, ndjekur nga Serbia, e 75-a dhe Maqedonia e 78 në botë.

Të dhënat janë marrë një faktori i studiuar në raportin e Konkurrueshmërisë për 2015-2016, i zhvilluar nga Forumi Ekonomik Botëror.

Parametrat për studimin e infrastrukturës së marrë në konsideratë janë: cilësia e rrugëve, cilësia e hekurudhave, si dhe cilësia e shpërndarjes dhe furnizimit me energji.

/Monitor/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0