Fortnite mbledh 36 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën në një ditë të vetme - Business Magazine Albania

Fortnite mbledh 36 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën në një ditë të vetme

ndihmë humanitare

Video-loja popullore do të dhurojë 100% të fitimeve nga sezoni i saj i ri midis 20 marsit dhe 3 prillit për të ndihmuar njerëzit e prekur nga konflikti në Ukrainë.

Ka një sezon të ri në Fortnite. Ky është Kapitulli 3: Sezoni 2 dhe quhet Rezistencë. Siç ndodh çdo herë që Epic Games lançon një përditësim për video-lojën e saj të njohur, një turmë fansash nxitojnë ta provojnë. Këtë herë i ftuari special është Dr. Strange, një magjistar i njohur nga universi i Marvel-it, por kjo nuk është vërtet e rëndësishme. Së bashku me ardhjen e sezonit të ri, kompania e zhvillimit njoftoi se do të dërgojë mbështetje humanitare për njerëzit e prekur nga konflikti në Ukrainë. Përmes një deklarate, kompania shpjegoi se “do të ndajë të gjitha fitimet e Fortnite që korrespondojnë me periudhën midis 20 marsit dhe 3 prillit 2022 si ndihmë humanitare për ata njerëz të prekur nga lufta në Ukrainë. Për të kontribuar në kauzën dhe në mënyrë që populli i Ukrainës të marrë më shumë ndihmë, Xbox do të përdorë gjithashtu fitimet e tij neto të marra nga Fortnite gjatë kësaj periudhe.

Ndihma do t’u dërgohet drejtpërdrejt organizatave që punojnë për të mbështetur popullatën gjatë konfliktit duke ofruar kujdes shëndetësor, strehim, ushqim dhe ujë. Këto përfshijnë Direct Relief, Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Programin Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (UNWFP) dhe Agjencinë e OKB-së për Refugjatët (UNHCR).

Epic Games përditësoi njoftimin e tij për shtyp për të njoftuar se në një ditë të vetme Fortnite dhe Xbox mblodhën më shumë se 36 milionë dollarë.

Fortnite ka më shumë se 80 milionë përdorues aktivë çdo muaj.

Më 8 mars, Epic Games kishte folur tashmë për konfliktin në Ukrainë dhe, së bashku me kompanitë e tjera që zhvillojnë video-lojëra, kishin njoftuar largimin e tyre nga Rusia.

/entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0