Formula se si të jetosh suksesin tënd

Formula se si të jetosh suksesin tënd


  1. Përcakto suksesin tënd

Nëse ti do të arrish të bëhesh dikushi në jetë së pari duhet të përcaktosh saktësisht se çfarë do të arrish. Mund të përpiqesh gjithë jetën tënde dhe vjen një moment ku pyet veten se për çfarë jam përpjekur deri tani!

Suksesi nuk ka të bëj me faktin se sa para ke, padiskutim që paratë janë një tregues i asaj se sa ke arritur, por sukses do të thotë se sa vlera ke ndërtuar si njeri, se çfarë mendësie ke ndërtuar për jetën tënde. Sukses do të thotë që në çastet më të vështira të jetës tënde ti mer vendimin e duhur.

Më mirë humb kohën duke gjetur metodologjinë e arritjes, bëj plane, krijo strategji, bëj përpjekje pastaj prit rezultate, ndonjëherë rrezultatet arrihen pas shumë kohësh, por ti prit. Ndonjëherë gjërat vijnë në momentin kur na duhen më së shumti.

  1. Merr guximin të marrësh vendime në jetë

E gjitha jeta jonë është e përbërë nga marrja e vendimeve dhe përcaktimi i duhur i tyre. Është e lehtë të marësh një vendim, por e vështirë të përballesh me vendimet që ke marë në jetë. Çdo hapi i joni është formuar nga marja e vendimeve.

Shikoji vendimet në bazë të nevojshmërisë së momentit tënd, në bazë të nevojave që të rrethojnë ne realitetin ku je dhe vendin ku je. Ti s’mund të marësh vendime për të ardhmen tënde duke jetuar në të ardhmen. Ti mund të krijosh plane, mund të krijosh strategji, por vendimet meren sot që e ardhmja jote të ketë efektin e duhur.

  1. Gjej frymëzimin dhe motivimin e duhur

Shumica e njerëzve kanë simptoma neurotike sepse nuk kanë gjetur mënyrën se si ti zgjedhin problemet e tyre. Ata janë të frustruar, ndjekin një linjë të caktuar në jetë duke mos tentuar që të gjejnë një rrugë që të shprehin kreativitetin e tyre. Qëllimet e mëdha arrihen në bazë të motivimit dhe frymëzimit në jetë.

  1. Krijo zakone që përforcojnë qëllimet e tua

Çdo sukses dhe arritje në jetë vjen si rrezultat i disiplinës. Nuk mund të kesh sukses vetëm me idenë se: “Dua të arrij diçka në jetë”. Puna është ajo që dallon njeriun që është i sukseshëm me atë që është i dështuar. Zakonet e përditshme sado të vogla që të jenë ato përforcojnë qëllimin final të suksesit tënd. Një veprim i përsëritur përforcon njohuritë në një fushë të caktuar.

  1. Gëzohu nga arritjet e vogla

Problemi me shumicën e njerëzve është se ata quajnë arritje vetëm kur kanë kapur peshkun e madh. Pranvera nuk vjen me një lule, por fillon me një të tillë. Arritja e projekteve të vogla është tregues i asaj se sa mund të përballosh sukseset dhe projektet e mëdha në jetë. Sado e madhe që të jetë arritja jote, është tregues se përpjekjet e tua nuk vajtën dëm.

  1. Ndalo me zvarritjen e gjërave

Të githë duan të kenë. Dikush para, dikush famë, dikush makinë luksoze, etj. Nuk ka asgjë të keqe në të paturit këto kënaqësi. Problemi qëndron në të paturit dëshira dhe mos marrje të iniciativës për t’i arriturit ato gjëra. Dëshirat pa veprime janë thjesh ideale të pa shkruara. Të përballesh me gjërat që të vinë në jetë është faktor që të përforcon jetën tënde duke të dhënë përvojë.

Disa njerëz i zvarisin gjërat sepse janë të lodhur, të konsumuar, e dikush thjesht përton. Sa më shumë i zvarit gjërat aq më shumë pakësohet koha për të marrë vendimet e duhura.

  1. Ndalo së pari suksesin si një destinacion të paarritshëm.

E gjitha fillon mes asaj që qëndron mes veshëve, pra mëndjes. Të krijosh një mentalitet ndryshe nga të tjerët është gjë e rrezikshme për realitetin tonë. Të krijosh një mendësi ndryshe nga të tjerët do të thotë t’i shikosh dhe t’i gjykosh gjërat ndryshe nga realiteti në të cilin je. E gjitha fillon me idenë nëse mund apo s’mund t’a arrij. E pamundur është vetëm në fjalorin e ziliqarit, xhelozit, të paditurit.

  1. Përcakto qëllimet që ti do në jetë

Përcakto suksesin tënd sipas pasionit tënd. Populli thotë: “Pyet njëmijë vet dhe bëj siç di vet”. Po e vërtetë, ti informohu nga të tjerët, por mos lejo që dikush të të ç’orientoj në drejtim të gabuar. Shumica e njerëzve që këshillojnë zakonisht projektojnë mangësitë edhe pamundësitë e tyre për t’i realizuar gjërat. Jeto dhe mer vendime, ndryshoje rrezultatin derisa të arrish atë që do në jetë. I pasur nuk është ai që numëron sa pasuri ka, por ai që vendos standarte të duhura në jetën e tij.

/SynapsisWorld

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0