Si ndërtohet një lider i madh? Me trofe? Me rezultate? Apo me bindjen se udhëheqja nis shumë përpara se të kesh një titull?
Dr. Adam Bandelli, psikolog organizativ dhe këshilltar i CEO-ve më të mëdhenj në SHBA, ka një përgjigje të qartë: udhëheqja është mentalitet, jo pozicion.
Bandelli, themelues i Bandelli & Associates dhe autor i librave Relational Intelligence dhe What Every Leader Needs, e ka kaluar jetën duke studiuar se çfarë e bën dikë një lider të jashtëzakonshëm. Dhe rrugëtimi i tij filloi aty ku lindin shumë liderë të paqëllimshëm—në fushën e sportit.
I rritur mes magjisë së Bird, Magic dhe Jordan, ai u fiksua që fëmijë me pyetjen: Çfarë i bën të mëdhenjtë… të mëdhenj? Kur e kuptoi se nuk do të ishte ylli i radhës i NBA, ai e zhvendosi ambicien nga sporti në psikologjinë e biznesit. Sot ai drejton një firmë që ndërton liderë për kompani globale.
Nga inteligjenca emocionale te inteligjenca relacionale
Sipas Bandelli, liderët e mëdhenj nuk kërkojnë ndjekës, ata krijojnë marrëdhënie. Dhe për këtë nuk mjafton vetëm inteligjenca emocionale.
Ai e quan aftësinë më të rëndësishme të shekullit: inteligjenca relacionale, pesë aftësi që çdo themelues duhet t’i zotërojë:
-
Raporti i parë, lidhja fillestare, gjuha e trupit, energjia.
-
Të kuptosh të tjerët, të dëgjosh për të kuptuar, jo për t’u përgjigjur.
-
Të përqafosh dallimet, ndërtimi i një mjedisi ku diversiteti nuk tolerohet, por festohet.
-
Ndikimi, jo manipulim, por rritje.
-
Besimi, elementi pa të cilin nuk ecën asnjë ekip.
Pesë K-të që vendosin fatin e çdo ekipi
Për Bandelli, besimi nuk fitohet me kërkesë, por me veprim. Ai përmblidhet në Five Cs:
-
Kompetencë
-
Përkushtim
-
Konsistencë
-
Karakter
-
Kurajo
Kur një lider i mishëron të pesta, ekipi ndjek pa kërkuar shpjegime. Kur nuk i ka… biznesi e ndjen menjëherë.
Bazamenti i kësaj filozofie? Autenticiteti dhe qëllimi. Dy elementët që dallojnë liderët që frymëzojnë nga ata që thjesht drejtojnë.
Dhe sot, thotë Bandelli, janë të paktë ata që e kuptojnë këtë. Por ata që e bëjnë, janë pikërisht ata që po mbajnë talentet më të mira.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto