Forcimi i lekut, Banka e Shqipërisë blen 826 milionë euro - Business Magazine Albania

Forcimi i lekut, Banka e Shqipërisë blen 826 milionë euro

Forcimi i lekut, Banka e Shqipërisë blen 826 milionë euro

Banka e Shqipërisë ka blerë 826 milionë euro gjatë vitit të kaluar për të ruajtur një kurs të qëndrueshëm në këmbimin valutor. Pjesa më e madhe e kësaj valute është blerë jashtë planifikimit, përmes ankandeve.

Banka e Shqipërisë ka intensifikuar blerjen e eurove për të frenuar zhvlerësimin e monedhës europiane. Të dhënat tregojnë se në ankandet e planifikuara dhe në blerjet jashtë kalendarit janë blerë 826 milionë euro deri në fund të 9-mujorit të vitit të kaluar.

Në tremujorin e tretë të vitit, Banka e Shqipërisë zhvilloi shtatë ankande, në të cilat u blenë 108 milionë euro.

Lexo edhe: Dr. Matina Çobo flet për piramidën e re të ushqimit/ Çfarë duhet të marrë Shqipëria dhe çfarë jo

Në total, përmes këtij mekanizmi, blerjet e euros gjatë tre tremujorëve të parë të vitit arritën në 230 milionë euro, duke reflektuar një intensifikim progresiv të ndërhyrjeve në funksion të menaxhimit të presioneve të tregut.

Ndërkohë, jashtë kalendarit, gjatë tremujorit të tretë janë realizuar blerje të konsiderueshme, në vlerën e 596 milionë eurove. Këto ndërhyrje janë kryer në kushte të forcimit të lekut, të nxitura nga flukset e larta valutore në ekonomi, veçanërisht nga turizmi, remitancat dhe hyrjet kapitale.

Volumi i përgjithshëm prej mbi 826 milionë eurosh konfirmon një rol aktiv të Bankës së Shqipërisë në administrimin e tregut valutor.

euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0