Forcat e Armatosura të Sllovenisë drejtohen nga një grua - Business Magazine Albania

Forcat e Armatosura të Sllovenisë drejtohen nga një grua


Qeveria e Sllovenisë ka emëruar në krye të ushtrisë një femër. Alena Ermenc, zëvendëson gjeneral major Alana Geder.

Borut Pahor, presidenti slloven tha se emërimi i Ermenc në krye të Forcave të Armatosura do të ndihmojë në përmirësimin dhe modernizimin e tyre.

“’Gjeneral Major’ Alenka Ermenc plotëson kritere të larta profesionale. Ka përvojë të gjerë menaxheriale dhe demonstron vendosmëri. Për shkak të këtyre virtyteve, së fundmi e dekretova atë me gradën ‘Gjeneral Major”, deklaroi presidenti.

Alena Ermenc është shkolluar në Mbretërinë e Bashkuar.  Gjeneralja 55-vjeçare, do të udhëheqë 7 500 trupat e vendit. Në vitin 2009, ajo ka qenë pjesë e misionit paqëruajtës në Kosovë për 6 muaj.

NATO sot ka 29 shtete anëtarë, me 3 milionë trupa, ku gratë zënë gati 11% të këtyre forcave.

New York Times 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0